Zastava Bosne i Hercegovine | Zastava Crne Gore

Prijavite se na mailing listu:


Informacije o izmenama, dopunama, važenju, prethodnim verzijama ili napomenama propisa, kao i o drugim dokumentima koji su relacijski povezani sa propisom možete saznati na linku OVDE.

Email Print

PRAVILNIK O PROGRAMU ZAVRŠNOG ISPITA U OSNOVNOM OBRAZOVANJU I VASPITANJU

("Sl. glasnik RS - Prosvetni glasnik", br. 1/2011, 1/2012, 1/2014, 12/2014 i 2/2018)

 

Programi i provimit të fundit në arsimin dhe edukimin fillor

Qëllimi i programit për provimin e fundit

Qëllimi i programit të provimit të fundit në arsimin dhe edukimin fillor është në pajtim me Ligjin për bazat e sistemit të arsimit dhe të edukimit ("Fletorja zyrtare e RS", numër 72/09) përgatitja e nxënësit për të dhënë provimin e fundit në fund të arsimit të fillor të obligueshëm.

Struktura e programit të provimit të fundit

Me provim të fundit vlerësohet se sa nxënësi gjatë shkollimit tetëvjeçar i ka përvetësuar njohuritë dhe shkathtësitë nga gjuha shqipe, përkatësisht gjuha amtare, matematika, historia, gjeografia, biologjia, fizika dhe kimia. Provimin e fundit pas kryerjes së klasës së tetë, e japin të gjithë nxënësit. Provimin e fundit nxënësit do ta japin në shkollat fillore në të cilat e kanë kryer klasën e tetë. Nxënësit e japin provimin e fundit me shkrim, duke i zgjidhur testet.

Në provimin e fundit në vitin shkollor 2010/2011 me përdorimin e testeve verifikohet njohuria e nxënësit nga lënda gjuhë shqipe, përkatësisht gjuhë amtare dhe nga matematika sipas programit të provimit të fundit për vitin e theksuar shkollor.

Nxënësit të cilët e fitojnë arsimin fillor në gjuhën e pakicës kombëtare në vend të gjuhës serbe kanë të drejtë të japin provimin e gjuhës amtare.

Përmbajtja e provimit të fundit sipas programeve të provimit të fundit për vitin shkollor 2011/2012, 2012/2013 dhe 2013/2014 gradualisht ndryshon deri në vitin shkollor 2013/2014, sipas vëllimit dhe strukturës, dhe këtë me shtimin e numrit të lëndëve të cilat jepen në provim dhe shtimin e numrit të detyrave të panjohura të provimit në teste.

Nxënësit të cilët e japin provimin e fundit pas përfundimit të vitit shkollor 2011/2012, këtë provim e japin nga dy lëndë, dhe këtë gjuhë shqipe, përkatësisht gjuhë amtare dhe matematikë, kurse testet do të kenë 25% detyra plotësisht të njohura, më parë të botuara në përmbledhjen e detyrave, 25% detyra pjesërisht të njohura të hartuara me ndryshimin e pjesërishëm të detyrave të cilat tashmë janë botuar në përmbledhjen e detyrave dhe 50% e detyrave përmbajtjet dhe zgjidhjet e të cilave nuk gjenden në përmbledhje.

Provimi i fundit për nxënësit të cilët këtë provim e japin pas mbarimit të vitit shkollor 2012/2013 do të përbëhen nga dy lëndë, dhe këtë gjuhë shqipe, përkatësisht gjuhë amtare dhe matematikë, kurse testet e provimit të fundit do të kenë 25% detyra pjesërisht të njohura dhe 75% detyra plotësisht të panjohura.

Nxënësit të cilët e mbarojnë klasën e tetë në vitin shkollor 2013/2014, e japin provimin e fundit me përdorimin e testit nga lënda gjuhë shqipe, përkatësisht gjuhë amtare, matematikë dhe me përdorimin e testit të kombinuar nga lëndët mësimore, dhe këtë: historisë, gjeografisë, biologjisë, fizikës dhe kimisë. Testet e provimit të fundit përbëhen nga detyrat e panjohura.

Përfaqësimi i lëndëve të veçanta në testin e kombinuar është strukturuar sipas përqindjes së përfaqësimit në planin mësimor nga klasa e pestë deri në klasën e tetë.

Testimi i parë provues nga testi i kombinuar do të bëhet në vitin shkollor 2011/2012.

Testi i dytë provues nga testi i kombinuar me detyra plotësisht të panjohura do të bëhet gjatë vitit shkollor 2013.

Programi i provimit të fundit i përshkruan të arriturat arsimore të cilat priten nga nxënësi në fund të shkollimit fillor. Këto të arritura bazohen në programet për gjuhë shqipe, përkatësisht gjuhë amtare dhe matematikë, kështu edhe në dokumentin për standardet për fund të arsimit të obligueshëm të cilat i përcakton, në pajtim me Ligjin për bazat e sistemit të arsimit dhe të edukimit Këshilli Kombëtar Arsimor.

Standardet arsimore për fund të arsimit të obligueshëm janë përkufizuar në tri nivele të të arriturave - në nivelin bazë/fillestar, të mesëm dhe të përparuar. Nivelet e standardeve arsimore i përshkruajnë kërkesat me peshë të ndryshme, të ndërlikueshmërisë kognitive dhe vëllimit të njohurive, nga detyrat më të thjeshta deri te më të ndërlikuara. Secili nivel i ardhshëm e nënkupton se nxënësi i ka përvetësuar njohuritë dhe shkathtësitë nga niveli i mëparshëm.

Nivelin fillestar të të arriturave e përbëjnë njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë të cilat i kanë përvetësuar më shumë se 80% e nxënësve, nivelin e mesëm të të arriturave e përbëjnë njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë të cilat i kanë përvetësuar rreth 50% e nxënësve, kurse nivelin e përparuar e kanë përvetësuar rreth 20% e nxënësve më të mirë.

Testet të cilat i zgjidhin nxënësit në provimin e fundit i përmbajnë detyrat me të cilat anketohet realizueshmëria e standardeve arsimore të nivelit bazë, të mesëm dhe të përparuar. Testet janë të konceptuara ashtu që i përfshijnë të gjitha nivelet e njohurive dhe të gjitha përmbajtjet të cilat janë vlerësuar si bazë dhe me rëndësi thelbësore për vazhdimin e shkollimit.

Programi i provimit të fundit, bashkë me secilin standard përmban edhe detyrat të cilat në mënyrë konkrete tregojnë se çfarë pritet nga nxënësi i cili e ka përvetësuar një standard të caktuar. Disa standarde janë ilustruar me një shembull, e disa me ndihmën e më shumë prej tyre.

Standardet arsimore të cilat janë në program për vitin shkollor 2010/2011, janë shënuar me yllëz nuk do të anketohen me detyrat të cilat janë parashikuar për provimin e fundit për vitin e theksuar shkollor.

Në bazë të programit të provimit të fundit në arsimin dhe edukimin fillor për vitin shkollor 2010/2011, botohet përmbledhja me detyra. Detyrat nga programi janë pjesë përbërëse e përmbledhjes. Testet të cilat i zgjidhin nxënësit përbëhen nga detyrat nga përmbledhja dhe nga detyrat e reja të cilat nxënësit për herë të parë do t’i shohin në testim. Në testet e fundit nxënësit i zgjidhin 50% të detyrave plotësisht të njohura, më parë të botuara në përmbledhjen e detyrave, 25% të detyrave "pjesërisht të njohura" (hartohen me ndryshimin e pjesërishëm të detyrave të cilat tashmë janë botuar në përmbledhjen e detyrave), kurse 25% e detyrave plotësisht të panjohura (nxënësi që më parë ka njohuri të cilat detyra do të anketohen me këto detyra - përkatësisht me shembujt e detyrave, por jo me detyrat të cilat janë përfshirë në teste). Nga numri i përgjithshëm i detyrave të panjohura 40% e detyrave janë të nivelit të mesëm, kurse 60% e detyrave janë të nivelit të përparuar. Detyrat e panjohura vlerësohen në të njëjtën mënyrë si edhe detyrat e njohura.

Nxënësi në bazë të suksesit të përgjithshëm dhe suksesit në provimin e fundit, duhet të realizojë gjithsej 100 pikë, dhe këtë më së shumti 60 pikë sipas suksesit të përgjithshëm, kurse në bazë të suksesit në provimin e fundit më së shumti 40 pikë.

Nxënësit me të meta në zhvillim dhe me invaliditet e japin provimin e fundit në pajtim me mundësitë e tyre motorike dhe ndijore, përkatësisht me kushtet të cilat i kërkon lloji i caktuar i invaliditetit.

Përshtatja e provimit të fundit nxënësve me pengesa në zhvillim bëhet sipas planit individual arsimor.

Standardet e arsimit për fund të arsimit të detyrueshëm për gjuhë shqipe me shembujt e detyrave

 

Shprehjet e ardhshme e përshkruajnë se çfarë di nxënësi dhe nxënësja në nivelin fillestar

 

1. SHKATHTËSIA E TË LEXUARIT DHE TË KUPTUARIT E TEKSTIT TË LEXUAR

Në fushën SHKATHTËSIA E TË LEXUARIT DHE TË KUPTUARIT E TEKSTIT TË LEXUAR nxënësi-nxënësja:

GJSH.1.1.1. E kupton tekstin të cilin e lexon me zë dhe më vete

GJSH.1.1.2. Dallon tekste të ndryshme letrare dhe joletrare; është në gjendje të përcaktojë qëllimin e tekstit: parashtrimi, përshkrimi, tregimi, argumentimi, propagandimi; *

Detyra

Lexo tekstin e mëposhtëm dhe rretho shkronjën para përgjigjes së saktë:

Filmi "Harry Poter And The Order Of The Phoenix" ka grumbulluar hiq më pak se 140 milionë dollarë në kinematë amerikane, për pesë ditë të shfaqjes së tij, përfshirë këtu edhe 77 milionë të fituar gjatë fundjavës.

Vazhdimi i pestë i serisë për magjistarin e ri, e ka thyer rekordin e premierave në mesin e javës së kaluar, duke sjellë përfitime më të mëdha nga "ish-kampioni" i përfitimeve, vazhdimi i dytë i filmit "Shrek" i cili, për pesë ditë nxori përfitime prej rreth 129 milionë dollarësh.

Teksti i dhënë:

a) përshkruan

b) komenton

c) përkufizon

d) informon

Zgjidhja

d) informon

GJSH.1.1.3. Njeh stilet e ndryshme funksionale në shembujt e thjeshtë

Detyra

Lexo tekstin e mëposhtëm dhe rretho shkronjën para përgjigjes së saktë:

Amfiteatri "Flavio" ose i njohur ndryshe si Koloseu, është ikona e perandorisë romake, i ndërtuar në qendër të qytetit të Romës. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet prej rreth 45000-50000 vendesh. Koloseu u shfrytëzua për përleshjet e gladiatorëve në sy të publikut. Amfiteatri, si ndërtesë më e madhe në gjithë historinë e perandorisë romake, u përfundua në vitin ’80 nën udhëheqjen e perandorit Titus, ndërkohë që u modifikua gjatë sundimit të Domitianit. Koloseu u shfrytëzua gjatë rreth një gjysmë mijëvjeçari për gara të ndryshme e luftime gladiatorësh.

Teksti është i shkruar me:

a) stilin letrar

b) stilin administrativ

c) stilin gazetaresk

d) stilin shkencor

Zgjidhja

c) stilin gazetaresk

GJSH.1.1.4. Dallon pjesë të ndryshme themelore të tekstit dhe të librit (titullin, mbititullin, nëntitullin, tekstin bazë, kapitullin, fusnotat, përmbajtjen, parathënien, epilogun); dallon citatet; e përdor përmbajtjen e tekstit për të gjetur pjesë të caktuara të tij

Detyra

Para teje është një pjesë e përmbajtjes së një libri. Shikoje me vëmendje dhe përgjigju pyetjeve.

a) Në cilat faqe mund të lexosh për kuptimet kryesore të rasave? Nga faqja 105-? _________________________

b) Në cilën faqe fillon teksti për rrjedhoren? __________________________
 

Zgjidhja

a) 107-110
b) 110

 

Detyra

Shiko tekstin e mëposhtëm me kujdes dhe në linjë shkruaj fjalinë e parë të pasusit të tretë.

Mëngjesi më zuri në majë të malit, atje ku frymon pylli i gjyshit. Nga andej do të zbres pa m’u rritur e pa m’u forcuar si duhet flatrat. Kur të më rriten e të më forcohen flatrat, do të fluturoj mbi majën e këtij mali për t’u dhuruar syve horizont të gjerë. Kështu thosha sa herë që dilja të vidhja ndonjë fshehtësi për këngën time, pikërisht atëherë kur kishin filluar të më djersiteshin mustaqet dhe kur duhej ta përligjja këngën.

Në pyllin e gjyshit, në mes të tij, buron e rrjedh Lumi i kujtesës i padukshëm dhe i imagjinuar. Ata që nuk e njohin, habiten pse zogjtë këndojnë aq bukur në këtë pyll. Ndalen e dëgjojnë dhe të mahnitur qëndrojnë me nge. Asnjëherë nuk pyesin se nga u vjen kënga dhe si lind kjo bukuri kaq e rrallë e këngës së tyre. Dikush nga mallëngjimi, e dikur kushedi për çfarë i fshin lotët herë me mëngë, herë me mollëzat e dorës, herë me shami. Ata mbase e ndiejnë thellë kuptimin e mbresës së këngëve, ose kënaqen për arritjet kulminante, për harmoninë e lëmuar që kanë.

Lulekuqet çelin më herët se në çdo vend tjetër dhe madje, tufa-tufa, mbushin çdo skutë. Ngutën t’i dëgjojnë cicërimat e mrekullueshme të zogjve ose kishte ndonjë magji në cicërimat e tyre, këtë nuk jam në gjendje ta kuptoj. Sa më pëlqen të jem edhe unë njëri ndër ata. Dhe në çdo çast më duket se i shoqëroj, se futem në mesin e tyre.

______________________________________________________________

Zgjidhja

Lulekuqet çelin më herët se në çdo vend tjetër dhe madje, tufa-tufa, mbushin çdo skutë.

GJSH.1.1.5. Gjen dhe veçon informacione të rëndësishme nga teksti sipas kritereve të dhëna

Detyra

Lexo tekstin e mëposhtëm dhe rretho shkronjën para përgjigjeve të sakta

Kur kullosnin delet dhe qengjat në lëndinë, ne nuk frikësoheshim fare se do të na humbshin... Ishim më të qetë për t’u marrë me ndonjë nga lojërat e shumta që dinim. Kur gjendeshin delet në lëndinë tërë përkujdesjen e ruajtjes së tyre ia lënim qenit tonë i cili linte të shpërndaheshin. Posa hetonte se ndonjëra nga delet ose qengjat, lakmonte kah dushkaja -qeni i dilte përpara dhe, me dy të lehura, e kthente prapë në kope. Meqenëse të gjitha delet frikësoheshin nga qeni, shpesh as që provonin të futeshin në dushkajë. Prandaj, edhe qeni, kur delet s’lakmonin dushkajën- pushonte; shtrihej në ndonjë hije dhe nga aty përgjonte çdo lëvizje të deleve. Kësisoj, pra, delet hanin bar në lëndinë, ne luanim lojërat që dinim, kurse, qeni pushonte nën hije...
Por kjo nuk ndodhte gjithherë, sepse në kope gjendej edhe qengji të cilin e thërritnim Curr. Këtë emër ia patëm ngjitur për shkak se ishte më i vogli i kopes dhe më lazdrani. Nuk qetësohej fare, por gjithnjë kërkonte hapësirë për të vrapuar, kërcyer; për t’u grindur me ndonjë mocanik të tij e për të bërë telashe. Ne e duronim qengjin, atë Currin tonë; e lenim të kërcejë e të bëjë ç’të dojë... por qeni jo se jo. Qeni gjithnjë e ndiqte. Në fillim nuk e kuptonim pse vallë e ndiqte qeni qengjin, por më vonë krejt e kuptuam. Ja ku ishte shkaku.
Qeni kishte dëshirë të shtrihej në hije dhe të pushonte. Curri, mu në kohën kur qeni ishte në pushimin më të mirë, i afrohej dhe ia shkilte bishtin ose, në vrap e duke kërcyer, i sillej përreth... Kur e tepronte Curri me këso sjelljesh, qeni çohej dhe i turrej prapa. Si duket Currit i pëlqente vrapimi i qenit pas tij; ndoshta i dukej se qeni luante me të, e në realitet qeni ishte shumë i mllefosur në të. Bile na e merrte mendja se, po e zinte në atë rast të mllefosjes së tij, do ta shqyente Currin. E ky Curri kurrsesi të kuptonte e të largohej nga ai...
Një ditë Curri i hareshëm,- posa e pa qenin se si ishte shtrirë në hije dhe pushonte, iu afrua dhe ia preku bishtin. Qeni ngriti kokën, hapi gojën dhe i tregoi dhëmbët për t’ia bërë me dije Currit se nuk bënte mirë që ia prekte bishtin. Por Curri, ose nuk e kuptonte, ose dëshironte ta ngucte edhe më shumë... Andaj, për herë të dytë ia preku bishtin...Qeni se ç’u ngrit me shpejtësi në këmbë dhe, me të lehura të shpeshta, iu turr prapa. Curri deshti t’i afrohet kopesë, por nuk pati sesi, sepse qeni ia zuri rrugën pikërisht kah ana e kopesë. Për këtë, Currit iu desht të ikën në drejtim tjetër...
E qeni s’i ndahej fare...
Kjo na bëri të frikësoheshim. Ashtu siç ishim, të frikësuar, e lamë lojën tonë dhe, unë e një shoku im, vrapuam andej kah përroi, ndonëse s’e shihnim fare as qenin e as qengjin. Një shokun tonë tjetër e lamë që të kujdeset për kopenë.
Nuk vonuam shumë së vrapuari dhe arritëm te përroi. Për çudinë tonë, te përroi nuk ishte as qengji e as qeni... Vazhduam rrugën teposhtë përroit... Por kot, sikur t’i kishte lëshuar toka: askund nuk ishin. Ai shoku im veç që nuk ia nisi të qajë sepse ai qengji ishte i deleve të tij.
"Ku-ku për mua... e çfarë do të them te shtëpia, kur të shkoj, pa qengj?"-ankohej.
"Do ta gjejmë, sigurisht do ta gjejmë!"-e ngushëlloja.
Pas afro një ore sa ishim duke kërkuar, arritëm te përroi i madh, aty ku grumbulloheshin edhe shumë përronj të tjerë. Por prapë qenin e qengjin nuk i gjetëm. Pas pak, andej kah majat e bjeshkëve - u ngritën disa re të mëdha; disa re të zeza të cilat na bënin me dije se, pas pak do të binte shi... Njëmend ashtu ngjau: njëherë mbi ne u sulën do pika të vogla, pastaj ato pika jo vetëm që u rritën, por edhe u shumuan... Pas një shkreptime të rrufesë sikur u bë rrëmujë e vërtetë... U strehuam nën degët e një lisi për t’u mbrojtur nga shiu. Aty para nesh hetuam se si uji i përroit sa vinte shtohej edhe më shumë. Mandej ai ujë nisi të sjellë edhe degë të drunjve; rrënjë të ndryshme. Për pak, krejtësisht harruam se ishim duke kërkuar qengjin dhe qenin e humbur... Dhe ndoshta, nga frika e madhe që kishim prej asaj vërshime edhe do të harronim sikur të mos e kishim vërejtur, matanë përroit qengjin e lagur që priste mu në breg të përroit. Kur pa se nëpër përrua kalonte vërshimë e madhe, u step qengji dhe ktheu kokën prapa, andej kah i vinte qeni... Mandej qengji bëri edhe dy hapa. Tash u gjend krejtësisht afër ujit, afër atyre dallgëve të mëdha, veç sa nuk i sharronte këmba në ujë.
"I pafati unë, më shkoi qengji! Më shkoi Curri im!"-klithi shoku,-"Oh, çfarë do të them në shtëpi kur të më pyesin prindërit e mi?"
Sa i humbëm të gjitha shpresat e në anën tjetër shokut tim i shkonin lotët faqes, edhe qengji njëmend rrëshqiti me këmbët e para dhe u gjend në atë valë përrockës...
"Ku-ku për mua!"-klithi edhe shoku im.
Edhe vetë qeni u gjuajt mbi valë.
"Oh, tani edhe qeni im i mirë u mbyt!"-vazhdoi klithmën ai shoku im.
Edhe unë mendova njëherë se, vërtet, edhe qeni u mbyt. Por nuk ngjau ashtu. Përndryshe po të ndodhte ashtu, siç mendonim ne gjatë atyre pak çasteve, kur qeni e qengji gjendeshin duke u kacafytur me dallgë, ky tregim do të përfundonte dhimbshëm. Por, për fat të mirë të qenit, qeni arriti me kohë dhe e kapi qengjin për qafe. Kur e shihnim qafën e qengjit në gojë të qenit mendonim se po e hante por, pas pak kohe, kur pamë se qeni e tërhoqi qengjin dhe e qiti në breg të përroit, u gëzuam pa masë. Curri ynë shpëtoi. Edhe shoku im i fshiu lotët... Krejtësisht harruam se ishte duke rënë shi i madh. Ashtu, nëpër shi- u nisëm andej kah bregorja, kah ajo lëndinë e madhe ku ishte kopeja, ku ishte edhe ai shoku ynë që e ruante kopenë. Qengjin e mbanim në dorë, sepse ishte lagur e lodhur sa që nuk mund të mbahej në këmbë të veta, kurse pas nesh vinte qeni ynë, ai qeni i guximshëm.

Rretho shkronjat para deklaratave që përshaten me tekstin që e ke lexuar.

a) Qengji që ra në ujë quhet Curri

b) Djemtë nuk mundnin të luanin rehat derisa qeni e ruante kopenë

c) Qengji ishte kanakar dhe të gjithë e donin

d) Qeni ishte dembel dhe nuk bëri asgjë t’i ndihmonte Currit

Zgjidhja

a) Qengji që ra në ujë quhet Curri
c) Qengji ishte kanakar dhe të gjithë e donin

GJSH. 1.1.6. E dallon të rëndësishmen nga e parëndësishmja, esencialen nga jo esencialja

Detyra

Kur kullosnin delet dhe qengjat në lëndinë, ne nuk frikësoheshim fare se do të na humbshin... Ishim më të qetë për t’u marrë me ndonjë nga lojërat e shumta që dinim. Kur gjendeshin delet në lëndinë tërë përkujdesjen e ruajtjes së tyre ia lënim qenit tonë i cili linte të shpërndaheshin. Posa hetonte se ndonjëra nga delet ose qengjat, lakmonte kah dushkaja -qeni i dilte përpara dhe, me dy të lehura, e kthente prapë në kope. Meqenëse të gjitha delet frikësoheshin nga qeni, shpesh as që provonin të futeshin në dushkajë. Prandaj, edhe qeni, kur delet s’lakmonin dushkajën- pushonte; shtrihej në ndonjë hije dhe nga aty përgjonte çdo lëvizje të deleve. Kësisoj, pra, delet hanin bar në lëndinë, ne luanim lojërat që dinim, kurse, qeni pushonte nën hije...
Por kjo nuk ndodhte gjithherë, sepse në kope gjendej edhe qengji të cilin e thërritnim Curr. Këtë emër ia patëm ngjitur për shkak se ishte më i vogli i kopes dhe më lazdrani. Nuk qetësohej fare, por gjithnjë kërkonte hapësirë për të vrapuar, kërcyer; për t’u grindur me ndonjë mocanik të tij e për të bërë telashe. Ne e duronim qengjin, atë Currin tonë; e lenim të kërcejë e të bëjë ç’të dojë... por qeni jo se jo. Qeni gjithnjë e ndiqte. Në fillim nuk e kuptonim pse vallë e ndiqte qeni qengjin, por më vonë krejt e kuptuam. Ja ku ishte shkaku.
Qeni kishte dëshirë të shtrihej në hije dhe të pushonte. Curri, mu në kohën kur qeni ishte në pushimin më të mirë, i afrohej dhe ia shkilte bishtin ose, në vrap e duke kërcyer, i sillej përreth... Kur e tepronte Curri me këso sjelljesh, qeni çohej dhe i turrej prapa. Si duket Currit i pëlqente vrapimi i qenit pas tij; nodshta i dukej se qeni luante me të, e në realitet qeni ishte shumë i mllefosur në të. Bile na e merrte mendja se, po e zinte në atë rast të mllefosjes së tij, do ta shqyente Currin. E ky Curri kurrsesi të kuptonte e të largohej nga ai...
Një ditë Curri i hareshëm,- posa e pa qenin se si ishte shtrirë në hije dhe pushonte, iu afrua dhe ia preku bishtin. Qeni ngriti kokën, hapi gojën dhe i tregoi dhëmbët për t’ia bërë me dije Currit se nuk bënte mirë që ia prekte bishtin. Por Curri, ose nuk e kuptonte, ose dëshironte ta ngucte edhe më shumë... Andaj, për herë të dytë ia preku bishtin...Qeni se ç’u ngrit me shpejtësi në këmbë dhe, me të lehura të shpeshta, iu turr prapa. Curri deshti t’i afrohet kopesë, por nuk pati sesi, sepse qeni ia zuri rrugën pikërisht kah ana e kopesë. Për këtë, Currit iu desht të ikën në drejtim tjetër...
E qeni s’i ndahej fare...
Kjo na bëri të frikësoheshim. Ashtu siç ishim, të frikësuar, e lamë lojën tonë dhe, unë e një shoku im, vrapuam andej kah përroi, ndonëse s’e shihnim fare as qenin e as qengjin. Një shokun tonë tjetër e lamë që të kujdeset për kopenë.
Nuk vonuam shumë së vrapuari dhe arritëm te përroi. Për çudinë tonë, te përroi nuk ishte as qengji e as qeni... Vazhduam rrugën teposhtë përroit... Por kot, sikur t’i kishte lëshuar toka: askund nuk ishin. Ai shoku im veç që nuk ia nisi të qajë sepse ai qengji ishte i deleve të tij.
"Ku-ku për mua... e çfarë do të them te shtëpia, kur të shkoj, pa qengj?"-ankohej.
"Do ta gjejmë, sigurisht do ta gjejmë!"-e ngushëlloja.
Pas afro një ore sa ishim duke kërkuar, arritëm te përroi i madh, aty ku grumbulloheshin edhe shumë përronj të tjerë. Por prapë qenin e qengjin nuk i gjetëm. Pas pak, andej kah majat e bjeshkëve - u ngritën disa re të mëdha; disa re të zeza të cilat na bënin me dije se, pas pak do të binte shi... Njëmend ashtu ngjau: njëherë mbi ne u sulën do pika të vogla, pastaj ato pika jo vetëm që u rritën, por edhe u shumuan... Pas një shkreptime të rrufesë sikur u bë rrëmujë e vërtetë... U strehuam nën degët e një lisi për t’u mbrojtur nga shiu. Aty para nesh hetuam se si uji i përroit sa vinte shtohej edhe më shumë. Mandej ai ujë nisi të sjellë edhe degë të drunjve; rrënjë të ndryshme. Për pak, krejtësisht harruam se ishim duke kërkuar qengjin dhe qenin e humbur... Dhe ndoshta, nga frika e madhe që kishim prej asaj vërshime edhe do të harronim sikur të mos e kishim vërejtur, matanë përroit qengjin e lagur që priste mu në breg të përroit. Kur pa se nëpër përrua kalonte vërshimë e madhe, u step qengji dhe ktheu kokën prapa, andej kah i vinte qeni... Mandej qengji bëri edhe dy hapa. Tash u gjend krejtësisht afër ujit, afër atyre dallgëve të mëdha, veç sa nuk i sharronte këmba në ujë.
"I pafati unë, më shkoi qengji! Më shkoi Curri im!"-klithi shoku,-"Oh, çfarë do të them në shtëpi kur të më pyesin prindërit e mi?"
Sa i humbëm të gjitha shpresat e në anën tjetër shokut tim i shkonin lotët faqes, edhe qengji njëmend rrëshqiti me këmbët e para dhe u gjend në atë valë përrockës...
"Ku-ku për mua!"-klithi edhe shoku im.
Edhe vetë qeni u gjuajt mbi valë.
"Oh, tani edhe qeni im i mirë u mbyt!"-vazhdoi klithmën ai shoku im.
Edhe unë mendova njëherë se, vërtet, edhe qeni u mbyt. Por nuk ngjau ashtu. Përndryshe po të ndodhte ashtu, siç mendonim ne gjatë atyre pak çasteve, kur qeni e qengji gjendeshin duke u kacafytur me dallgë, ky tregim do të përfundonte dhimbshëm. Por, për fat të mirë të qenit, qeni arriti me kohë dhe e kapi qengjin për qafe. Kur e shihnim qafën e qengjit në gojë të qenit mendonim se po e hante por, pas pak kohe, kur pamë se qeni e tërhoqi qengjin dhe e qiti në breg të përroit, u gëzuam pa masë. Curri ynë shpëtoi. Edhe shoku im i fshiu lotët... Krejtësisht harruam se ishte duke rënë shi i madh. Ashtu, nëpër shi- u nisëm andej kah bregorja, kah ajo lëndinë e madhe ku ishte kopeja, ku ishte edhe ai shoku ynë që e ruante kopenë. Qengjin e mbanim në dorë, sepse ishte lagur e lodhur sa që nuk mund të mbahej në këmbë të veta, kurse pas nesh vinte qeni ynë, ai qeni i guximshëm.

Në tekstin e dhënë më lartë informacioni më kryesor është:

a) Një nga djemtë u frikësua që e humbi qengjin

b) Qeni vërtet e urrente qengjin

c) Qeni e shpëtoi qengjin

d) Qengji ishte i lazdruar, kërcente dhe bënte ç’donte

Zgjidhja

c) Qeni e shpëtoi qengjin

GJSH.1.1.7. Lidh informatat dhe idetë e dhëna në tekst, vëren qartë marrëdhëniet e paraqitura (hapësirën kohore, mjetet - qëllimin, shkaqet - pasojat etj.) dhe sjell përfundime duke u mbështetur në tekstin bazë

Detyra

Në tekstin e dhënë më lartë dallohen 5 pjesë. Cakto radhitjen e tyre me numra nga 1 deri te 5.

a) Qeni po e ruante kopenë e djemtë po luanin rehat ______

b) Qengji (Curri) ra në ujë ________

c) Qengji (Curri) i afrohej qenit kur ishte duke fjetur dhe ia prekte bishtin ______

d) Djemtë u mërzitën shumë për qengjin (Currin) dhe qenin _______

e) Qeni e shpëtoi qengjin (Currin) __________

Zgjidhja

a) Qeni po e ruante kopenë e djemtë po luanin rehat 1;

b) Qengji (Curri) ra në ujë 4;

c) Qengji (Curri) i afrohej qenit kur ishte duke fjetur dhe ia prekte bishtin 2;

d) Djemtë u mërzitën shumë për qengjin (Currin) dhe qenin 3;

e) Qeni e shpëtoi qengjin (Currin) 5

GJSH.1.1.8. Lexon elemente të thjeshta jolineare të tekstit: legjendat, tabelat, diagrame e grafikone

Detyra

Para teje e ke programin televiziv të dy stacioneve televizive për të premten. Po të doje të shikosh diçka, një emision, film, ... që jepet në orën 15, çfarë do të kishe mundësi të shikosh në këtë termin. Shkruaj titullin e emisionit, filmit,... që jepet të premten në orën 15.

RTK

RTSH

12.00 Kush do të bëhet milioner

12.00 Telenovela "Njerëz dhe fate" Pj.14.

13.00 Promo RTK

13.00 Lajme

13.30 Lajme

13.30 Telenovela "Miranda"

15.00 Për pastërtinë e gjuhës

15.00 Program për fëmijë Kosovizion 7

15.15 Gjuha italiane, Mësimi nr.5

15.00 Filmi vizatimor "Libri i Xhunglës

16.30 "Zig-Zag"- direkt

16.30 Program argëtues Oxygen

18.30 Promo

18.15 Lajme- Zëri i Amerikës

19.00 Lajmet e orës 19:00

19.00 Dokumentar "Homazh Romës"

19.45 Tenis Daily Open - finalja

19.30 Lajme

22.00 Magazinë:Afrika e Jugut 2010

20.00 Futboll:"Liverpul-Atletico"-Direkt

22.30 Mozaiku

22.00 Këngë nga festivali i RTSH

 

________________________________________________________

________________________________________________________

 

Zgjidhja

Për pastërtinë e gjuhës;
Program për fëmijë Kosovizion 7;

 

2. TË TË SHPREHURIT ME SHKRIM

Në fushën TË TË SHPREHURIT ME SHKRIM nxënësi-nxënësja:

GJSH.1.2.1. E di dhe përdor alfabetin

Detyra

Shikuesit kujtuan se ajo që ndodhi ishte pjesë e shfaqjes. Ata qeshën dhe duartrokitën aq fort, sa desh u thyen xhamat e dritareve. Shfaqja doli për mrekulli. Sapo spektatorët e vegjël, miqtë dhe drejtori i cirkut u larguan të gëzuar, mjeshtri erdhi me vrap dhe e puthi Nelin në ballë.
Fjalitë e mësipërme shkruani me shkronja të dorës.

Zgjidhja

Shikuesit kujtuan se ajo që ndodhi ishte pjesë e shfaqjes. Ata qeshën dhe duartrokitën aq fort, sa desh u thyen xhamat e dritareve. Shfaqja doli për mrekulli. Sapo spektatorët e vegjël, miqtë dhe drejtori i cirkut u larguan të gëzuar, mjeshtri erdhi me vrap dhe e puthi Nelin në ballë.

GJSH.1.2.2. Ndërton fjali sipas rregullave gramatikore dhe me kuptim

Detyra

Detyra jote është të përshkruash katër fjali lidhur me temën.

Në shkollë, gjatë kohës së pushimit të madh

Në hartim shpjego ndonjë ngjarje e cila ka ndodhur në oborrin e shkollës gjatë kohës së pushimit të madh. Mund të zgjedhësh një ngjarje në të cilën je pjesëmarrës ose dëshmitar.
Përgjijgjja do të vlerësohet në bazë të asaj sa ke kujdes ti për strukturën e fjalisë dhe kuptimin e saj.

Zgjidhja

Në secilën fjali vlerësohet a është e kuptueshme ajo dhe a është në rregull në kuptimin gramatikor.

GJSH.1.2.3. Harton tekste të thjeshta hyrëse, tregimtare dhe përshkruese dhe është i aftë të organizojë tërësitë kuptimore (hyrjen, pjesën e zhvillimit dhe pjesën e përfundimit të tekstit);

Detyra

Detyra jote është që të shkruash hartim lidhur me temën:
Në shkollë, gjatë kohës së pushimit të madh

Në hartim shpjego se ç’është pushimi i madh në shkollë. Paramendo se duhet të shpjegosh ç’është pushimi i madh për dikë që duhet të bëhet nxënës, dhe të pyet: kur, sa, ku, çfarë.

Zgjidhja

Puna do të vlerësohet në bazë ta asaj se sa hartimi yt i përgjigjet temës, përkatësisht sa ke kujdes për kompozicionin e përbërjes (hyrjen, shtjellimin dhe mbylljen).

GJSH.1.2.4. është në gjendje të ritregojë tekstin

Detyra

Lexo me kujdes tekstin e dhënë dhe ritregoje me fjalët e tua.

Sa deshti t’ia kthejë shpinën detit, Fatosi prapë u ndal dhe i picërroi sytë andej kah sipërfaqja e tij... Atje, më larg bregut të detit, vërejti diçka të zezë që lëvizte mbi sipërfaqe të ujit, njëmend njëherë deshti të largohet, por shih - kureshtja e ndali... Shpejt e shpejt i hoqi pantallonat e shkurtra, bashkë me pantallona i hoqi edhe këpucët dhe, si peshk, u gjuajt mbi valë të detit... Me pak not arriti te ai vend ku dukej ajo teshë e zezë. U habit kur pa se ajo teshë e zezë ishte një shishe, një e mbyllur me tapë. E mori atë shishe dhe menjëherë u kthye kah bregu i detit.
Fatosi krejtësisht harroi se duhej të largohej nga bregu i detit. Krejtësisht harroi se duhej, tani, të shkonte në shtëpi, sepse ishte koha e drekës...
U ul aty afër valëve të detit, të cilat, kur merrnin turr, i hipnin edhe në këmbë. U ul dhe iu përkushtua asaj shisheje të cilën e gjeti mbi valë. Atij jo që i pëlqeu shishja, sepse ajo ishte një shishe e zakonshme e birrës, por e bëri kureshtar ajo që gjendej brenda në shishe, ajo letër e bardhë të cilën s’e kishte prekur dot uji sepse, siç thashë, shishja ishte e mbyllur mirë me një tapë... Fatosi kureshtar, me një gozhdë të ndryshkur që e gjeti pranë veti - u mundua me atë gozhdë të ndryshkur, por kurrsesi nuk arriti ta mënjanojë tapën. Prandaj, nga kureshtja, pra, u detyrua ta thyejë shishen. Dhe e theu. I mëshoi një gurit me të dhe ajo u thye tërësisht. U bë spirrë-spirrë, e letra doli jashtë e pagrisur.
- Hë! - u gëzua Fatosi, - Të shoh se ç’është kjo letër?- pëshpëriti.
Shikoi anash se mos po e shihte ndokush. Kur u bind se afër tij nuk ishte askush që t’ia merrte atë letër, nisi ta lexojë. Por, disi mbeti i ngurosur kur e lexoi: "I dashur mik, o mikeshë!"... dhe aty ku shkruante "mikeshë" Fatosi e grisi letrën duke lënë vetëm atë pjesë të kreut të letrës ku shkruante "I dashur mik...!, sepse:
"Unë nuk jam femër!"- murmuriti Fatosi, ka ndonjë rëndësi. Njëmend Fatosi pakëz e ndjeu veten të ofenduar, por nejse, sepse ai që e ka shkruar atë letër e që e ka futur në shishe, nuk e ka ditur se do t’i bjerë në dorë pikërisht Fatosit, i cili shpesh di të bëhet nervoz pa kurrfarë shkaku. Prandaj kjo as që çon peshë në këtë rrëfim, por ja - vetëm desha të tregoj për ngutësinë e Fatosit, i cili ende pa e ditur se ç’shkruante në atë letër - merret me gjëra të kota se a duhet të jetë."

Zgjidhja

Përgjigjet e pranueshme: Nxënësi e ka kuptuar tekstin. E di kush është personazh kryesor në fragmentin e lexuar. Di të vlerësojë drejt në tregim ç’është ajo që është e rëndësishme nga e parëndësishmja.

Përgjigjet e papranueshme: Nxënësi shkruan për hollësirat e parëndësishme nga fragmenti. Nuk e dallon të parëndësishmen nga e rëndësishmja.

GJSH.1.2.5. Bën përshtatjen e gjuhës së tij mediumit shprehës * (të të folurit, përkatësisht të të shkruarit), temës, rastit, etj.; njeh dhe përdor forma të ndryshme të gjuhës (formale ose joformale)

Detyra

Të shtunën mbahet koncerti i grupit të muzikës popullore. Shkruaj 3 deri 5 fjali me të cilat do të:

a) bindësh arsimtaren e Kulturës muzikore që klasën tënde ta çojë në koncert;
b) ta bindësh shokun tënd që të niset me ty.

a) ____________________________________________________________

b) ____________________________________________________________

 

Zgjidhja

Vlerësohen varietetet gjuhësore. a) formal; b) joformal.

 

Detyra

Fjalia e dhënë i takon stilit bisedues, joformal. Ndryshoje ashtu që të mund të përdoret në situata zyrtare, formale.

E kam marrë nga baba fotoaparatin dhe fotot janë super.

___________________________________________________.

 

Zgjidhja

E kam marrë fotoaparatin nga babai dhe fotografitë kanë dalë shumë të mira.

GJSH.1.2.6. Zotëron zhanret themelore të komunikimit me shkrim: harton letra, plotëson formular dhe teste të ndryshme në të cilat has në shkollë dhe në jetën e përditshme

Detyra

Para teje është një formular. Duhet ta plotësosh me të dhëna të sakta.

Mbiemri e emri ...........................................................................................................

Datëlindja, vendlindja ................................................................................................

Gjinia .........................................................................................................................

Profesioni …...............................................................................................................

Kombësia...................................................................................................................

Vendi (shteti) ..............................................................................................................

Adresa e saktë ……....................................................................................................

 

Zgjidhja

p.sh. Agim Gashi,

10.05.1999. Preshevë,

mashkull,

nxënës,

shqiptar,

Rruga Nënë Tereza 36

GJSH.1.2.7. Di të përdorë drejtshkrimin (botim shkolle)*

GJSH.1.2.8. Zbaton normat drejtshkrimore (nga çdo fushë drejtshkrimore) në shembujt e thjeshtë

Detyra

Shkruaj korrekt fjalitë e mëposhtme duke marrë parasysh rregullat e drejtshkrimit.

1. këtë vit u mbushën 15 vjet qysh kur në ulqin ka nisur një veprimtari letrare me emrin kalimerja poetike organizuar nga shoqata e art club-it nga ulqini.

2. jemi dy qind vjet më pas kur bajroni botoi këngët e para të kryeveprës së tij ku përmend shqipërinë e shqiptarët.

Zgjidhja

1. Këtë vit u mbushën 15 vjet qysh kur në Ulqin ka nisur një veprim letrar me emrin Kalimerja poetike, organizuar nga shoqata e Art Club-it nga Ulqini.

2. Jemi dyqind vjet më pas kur Bajroni botoi këngët e para të kryeveprës së tij ku përmend Shqipërinë e shqiptarët.

GJSH.1.2.9. Ka të ndërtuar tolerancën gjuhësore dhe qëndrimin negativ ndaj gjuhës së diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes*

3. GRAMATIKA, LEKSIKU, GJUHA POPULLORE DHE LETRARE

Në nënfushën GRAMATIKA nxënësi-nxënësja:

GJSH.1.3.1. Di karakteristikat dhe llojet e tingujve; ndan fjalët në rrokje; aplikon normat e gjuhës letrare kur është fjala për ndryshimin e tingujve

Detyra

Shiko tabelën me kujdes dhe rretho shkronjën para përgjigjes së saktë.

bashkëtingëlloret e pazëshme

 

 

 

 

 

 

 

 

t

s

sh

c

ç

q

k

th

f

p

h

bashkëtingëlloret e zëshme

m

n

nj

j

l

ll

r

rr

d

z

zh

x

xh

gj

g

dh

v

b

 

Cilit grup të bashkëtingëlloreve i takojnë bashkëtingëlloret ç dhe h?

a) grupit të bashkëtingëlloreve të zëshme

b) grupit të bashkëtingëlloreve të pazëshme

Zgjidhja

b) grupit të bashkëtingëlloreve të pazëshme

 

Detyra

Sa zanore ka gjuha shqipe?

a) 3

b) 5

c) 7

d) 4

Zgjidhja

c) 7

 

Detyra

Bashkëtingëlloret e zëshme janë:
a) b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh
b) p, t, th, k, q, f.c, ç, s, sh
Rretho shkronjën para përgjigjes së saktë.

Zgjidhja

a) b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh

GJSH.1.3.2. Vëren dallimin në mes të të theksuarit letrar dhe joletrar*

GJSH.1.3.3. përcakton pozitën e theksit në fjali

Detyra

Shëno theksin (´) në fjalët e poshtëshënuara:

flutur dhe fluturoj

Zgjidhja

flútur dhe flutúroj

GJSH.1.3.4. Dallon llojet e fjalëve; njeh karakteristikat themelore të fjalëve (pjesëve) të ndryshueshme; zbaton normat e gjuhës letrare në lidhje me format e fjalëve

Detyra

Radhit fjalët sipas llojit, sipas shembullit të dhënë.

stadium, mace, i bukur, shkatërroj, kush, dinake, përvetësoj, im

emër

 

mbiemër

 

përemër

 

folje

stadium

 

____________

 

____________

 

____________

____________

 

____________

 

____________

 

____________

Zgjidhja

emër- stadium, mace;

mbiemër- i bukur, dinake;

përemër- im, kush;

folje-shkatërroj, përvetësoj

 

Detyra

Klasifiko fjalët sipas llojeve, siç është filluar:

Pushimi, dimëror, im, kaloj, shpejt, veror, lodra, jonë, fati, veroj, luaj, i lumtur, ai.

emrat

 

mbiemrat

 

përemrat

 

foljet

 

ndajfolje

pushim

 

____________

 

____________

 

____________

 

____________

_________

 

____________

 

 

 

 

 

 

Zgjidhja

 

emrat

 

mbiemrat

 

përemrat

 

foljet

 

ndajfolje

pushimi

 

dimëror

 

im

 

kaloj

 

shpejt

fati

 

veror

 

jonë

 

veroj

 

 

 

 

i lumtur

 

ai

 

luaj

 

 

GJSH.1.3.5. dallon fjalët e thjeshta nga ato të formuarat; dallon rrënjën e fjalës; krijon fjalë sipas modeleve ekzistuese fjalëformuese

Detyra

Gjej rrënjët e fjalëve:

a) padrejtësia
b) këngëtari
c) fletorja

Zgjidhja

a) drejtë
b) këngë
c) flet

 

GJSH.1.3.6. Njeh njësitë sintaksore (fjalën, sintagmën, fjalinë kallëzuesore dhe komunikuese)

Detyra

Sa fjali kallëzuesore janë në fjalinë e dhënë?

Edhe pse qeni ishte shumë i mllefosur në të, Currit i pëlqente të vrapojë qeni pas tij.

________________________

Zgjidhja

dy (2)

 

GJSH.1.3.7. Dallon llojet themelore të fjalive të pavarura (dëftore, pyetëse, urdhërore)

Detyra

 

Lexoni me kujdes fjalitë e mëposhtme dhe theksoni cila prej tyre është nxitëse.

a) Rigoni luan me top.
b) Çfarë po bën Aureli?
c) Aurel ma jep librin!

Zgjidhja

c) Aurel ma jep librin!

GJSH.1.3.8 Përcakton pjesët/gjymtyrët e fjalive në shembujt tipikë (shkollorë)

Detyra

Lexo me vëmendje fjalinë e mëposhtme dhe nënvizo rrethanorët.

Dje u takuam në rrugë, biseduam gjatë dhe u kthyem në shtëpi.

Zgjidhja

Dje; në rrugë; gjatë; në shtëpi

GJSH. 1.3.9. I përdor drejt në fjali dhe në sintagmë

Detyra

Para vetes i ke disa fjali. Duke shikuar fjalët e nënvizuara në to provo t’i lidhësh me shtyllën nga ana e djathtë (me rasat përkatëse).

1. U sëmur nga gripi.

a) Rasa rrjedhore

2. Martës nuk i hahej fare.

b) Rasa emërore

3. Javën e kaluar organizuam një ekskursion

c) Rasa gjinore

4. Qyteti i Vlorës është jashtëzakonisht i bukur.

d) Rasa dhanore

 

e) Rasa kallëzore

Zgjidhja

1. U sëmur nga gripi- b) Rasa emërore;

2. Martës nuk i hahej fare- d) Rasa dhanore;

3. Javën e kaluar organizuam një ekskursion- e) Rrasa kallëzore;

4. Qyeti i Vlorës është jashtëzakonisht i bukur- c) Rasa gjinore

 

GJSH.1.3.10 I përdor drejt trajtat e foljeve (trajta veprore dhe pësore):

Detyra

Shkruaj formën joveprore të foljeve të mëposhtme, duke mos ndryshuar mënyrën, kohën, vetën dhe numrin:

a) punonin __________________

b) vizatoi

b) paskan zgjuar______________

c) të mbjellë

c) duke larë _________________

d) pa lexuar

Zgjidhja

a) punoheshin_________________

b) u vizatua

b) qenkan zgjuar______________

c) të mbillet

c) duke u larë ________________

d) pa u lexuar

GJSH.1.3.11. Dallon gjuhën burokratike si mënyrë e padëshiruar e të të shprehurit

Detyra

"Çdo çifti të fjalive që është shkruar me gjuhë burokratike hiqja një vizë:

a) Meteorologët presin se koha do të ftohet. - Meteorologët presin se do të vijë një periudhë me temperatura të ulëta.
b) I kryejmë punët rreth veshjes së mobilieve. - I veshim mobiliet.
c) Nuk kemi mjaft mjete financiare. - Nuk kemi mjaft të holla.
d) Çmimet janë rritur përsëri. - Përsëri është bërë rritja e çmimeve.

Zgjidhja

Fjalitë burokratike janë këto:

a) Meteorologët presin se do të vijë një periudhë me temperatura të ulëta.
b) I kryejmë punët rreth veshjes së mobilieve
c) Nuk kemi mjaft mjete financiare
d) Përsëri është bërë rritja e çmimeve.

Në nënfushën LEKSIKU nxënësi-nxënësja:

GJSH.1.3.12. Njeh fenomenet themelore leksikore: fjalët kuptimplota dhe të shumëkuptimshme; marrëdhëniet themelore leksikore; sinonimet, antonimet, homonimet; metaforën* si mekanizëm leksikor

 

Detyra

Lidh fjalët të cilat kanë kuptimin sinonimik (d.m.th. janë sinonime)

i ngathët

çati

pullaz

i dashur

i mirë

i shkathët

mbaroj

udhë

rrugë

ndërtoj

Zgjidhja

pullaz - çati;

rrugë - udhë

 

Detyra

Shkruaj sinonimet e fjalëve të mëposhtme:

kafkë -
i ashpër -
hap -
klithje -
trup -

Zgjidhja

kokë, i vrazhdë, çel, bërtimë, shtat

GJSH.1.3.13. Dallon kuptimet e ndryshme të fjalëve të shumëkuptimshme të cilat përdoren në kuptimin e bisedimit të përditshëm (në shtëpi, shkollë, etj)

Detyra

Rretho shkronjën para përgjigjes në të cilën fjala krah domethënë "e bëri më të fortë, e shtyu"e që ka kuptim figurativ:

a) Djali ndiente dhembje në krahun e djathë.

b) Nëna e porrositi të merrte një krah dru.

c) Në krahun e poshtëm të malit fillonte fusha me gurë.

d) Në fushë dilnin çdo ditë shumë krahë pune.

e) Biseda i dha krahë.

Zgjidhja

e) Biseda i dha krahë.

GJSH.1.3.14. E di kuptimin e fjalëve dhe të frazeologjizmave të përdorura në kuptimin e bisedimit të përditshëm (në shtëpi, shkollë, etj.), si dhe ato që paraqiten shpesh në tekstet shkollore (në libra, në tekstet e lektyrës, etj.)

Detyra

Në tekstin e mëposhtëm është nënvizuar një frazë

-Ç’pate që e humbe gojën, Luis? - i tha pronari.

-Apo edhe ti je përzier në këto punë?

Çfarë është kuptimi i frazës - e humbi gojën?

Rretho shkronjën para përgjigjes së saktë.

a) kemi bërë pauzë në të folurit
b) u bëmë memec, nuk na shkon fjala
c) kemi harruar çka donim të thoshnim
d) ndërpres dikë në të folurit

Zgjidhja

b) u bëmë memec, nuk na shkon fjala

 

GJSH.1.3.15. E përcakton kuptimin e fjalëve të panjohura dhe shprehjeve bazuar në përbërjen e tyre dhe/ose kuptimit në të cilin ato janë përdorur

Detyra

 

Në shembujt e mëposhtëm zgjidh fjalën shqipe që i përgjigjet fjalës së huaj të dhënë:

Tendencë

= qëllim
= qëndrim
= prirje

   

Elementar

= fillestar
= i lehtë
= i vogël

   

Abuzoj

= dhunoj
= shpërdoroj
= nënshtroj

Zgjidhja

Qëllim
Fillestar
Shpërdoroj

GJSH.1.3.16. Përdor fjalor, doracak dhe libra enciklopedik

Detyra

Lexo këtë fragment nga vepra "Arti dhe historia e tij".

"Megjithatë, tipari më i rëndësishëm i arkitekturës romake, është përdorimi i harqeve. Kjo shpikje ka luajtur rol krejtësisht të vogël ose nuk ka luajtur fare në ndërtimtarinë greke, edhe pse, me siguri ka qenë e njohur për ndërtuesit grekë. Të ndërtosh harkun nga gurët trapezoidalë është shkathtësi mjaft e ndërlikuar në ndërtimtari".

1. Fjala "ndërtues" domethënë:

a) skulptor
b) historian
c) ndërtimtar
d) hartues

Rretho shkronjën para përgjigjes së saktë.

2. Shkruaj fjalën e cila e ka kuptimin e njëjtë si fjala "tipar" nga fjalia e parë.

________________________________________

Zgjidhja

1. c) ndërtimtar

2. veçori, karakteristikë, tipar dallues, veti

Në nënfushën GJUHA POPULLORE DHE LETRARE nxënësi / nxënësja:

GJSH.1.3.17. Dallon konceptet e gjuhës letrare dhe popullore; di të dhënat themelore për zhvillimin e gjuhës letrare tek Shqiptarët (nga fillimi e deri më sot)

Detyra

Cili është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe? Rretho shkronjën para përgjigjes së saktë.

a) "Çeta e profetëve" nga Pjetër Bogdani;
b) "Meshari" nga Gjon Buzuku;
c) "Historia e Skenderbeut" nga Marin Barleti;
d) "E mbësuame e krishterë" nga Lekë Matrënga.

Zgjidhja

b) "Meshari" i Gjon Buzukut

GJSH.1.3.18. I di të dhënat elementare rreth prejardhjes dhe dallimeve në gjuhën shqipe

Detyra

Shkruaj sa dialekte ka gjuha shqipe:

a) toskë
b) gegë
c) toskë dhe gegë

Zgjidhja

c) toskë dhe gegë

GJSH.1.3.19. I di të dhënat elementare për gjuhët e pakicave kombëtare

Detyra

Në Serbi ekzistojnë disa gjuhë të pakicave kombëtare. Në rreshtin e mëposhtëm janë theksuar disa prej tyre, nënvizoji cilat janë ato:

anglisht, rusisht, hungarisht, shqip, serbisht, frëngjisht, gjuha rome.

Zgjidhja

hungarisht, shqip, gjuha rome.

GJSH.1.3.20. Ka një qëndrim pozitiv ndaj dialekteve (të tij dhe të tjetrit)*

GJSH.1.3.21. Kupton rëndësinë e gjuhës letrare për jetën e komunitetit dhe zhvillimin personal*

4. LETËRSIA

Në fushën LETËRSIA nxënësi/nxënësja:

GJSH.1.4.1. I lidh titujt e veprave të lexuara (të parapara me programet nga klasa e V- VIII) me emrat e autorëve të atyre veprave

Detyra

Lidh me vijë titujt e veprave me autorët e tyre. Një titull është i tepërt.

Migjeni

Kështjella

Petro Marko

Malësorja

Naim Frashëri

Andrra e jetës

Ismail Kadare

Këngët e Sibilave

Nazmi Rahmani

Bagëti e bujqësia

Ndre Mjeda

Shpella e piratëve

 

Luli i vocërr

Zgjidhja

Migjeni - Luli i vocërr;

Petro Marko - Shpella e piratëve;

Naim Frashëri - Bagëti e bujqësia;

Ismail Kadare - Kështjella;

Nazmi Rahmani - Malësorja;

Ndre Mjeda - Andrra e jetës

GJSH.1.4.2. I dallon tipat e krijimeve letrare (letërsisë gojore dhe asaj të shkruar)

Detyra

Para vetes i ke dy vjersha të shkruara në dy krijimtari letrare. Cila prej tyre i takon asaj gojore? Rretho shkronjën para përgjigjes së saktë:.

a)
- Ç’ke, o flamur, që s’valon?
- Jam sëmurë e po rënkoj,
jam goditur brinjë më brinjë,
që kur sollën Italinë..."

b)
"Tokë e dashur,
Ti diçka ke kërkuar nga unë.
"Ndryshomë, o bir" - më ke thirrur nga grykat e maleve.

Zgjidhja

a)
- Ç’ke, o flamur, që s’valon?
- Jam sëmurë e po rënkoj,
jam goditur brinjë më brinjë,
që kur sollën Italinë..."

 

GJSH.1.4.3. I dallon gjinitë themelore letrare: lirikën, epikën dhe dramën

Detyra

1. Cilës gjini letrare i takon përralla?
_____________________________

 

Zgjidhja


Epikës
 

GJSH.1.4.4. I dallon llojet e vargjeve (vargjet me rimë dhe pa rimë; tetërrokëshin dhe dhjetërrokëshin)

Detyra

Në shembujt e mëposhtëm janë vargjet njërrokëshe, dyrrokëshe dhe katërrokëshe: Rretho shenjën nën të cilën gjenden vargjet njërrokëshe.

a) shoh,
njoh,
rronj
shkronj

b) i shumi
si lumi...

c) Barku firë
s’ kërcen mirë...

Zgjidhja

a) shoh,
njoh,
rronj
shkronj...

GJSH.1.4.5. I dallon mënyrat e rrëfimit në tekstin letrar dhe artistik: tregimin, përshkrimin, dialogun dhe monologun

Detyra

Në linjë pas secilit fragmenti shkruaj si quhet forma e të folurit (monolog, dialog, përshkrim, rrëfim)
Kur kullosnin delet dhe qengjat në lëndinë, ne nuk frikësoheshim fare se do të na humbshin... Ishim më të qetë për t’u marrë me ndonjë nga lojërat e shumta që dinim. Kur gjendeshin delet në lëndinë tërë përkujdesjen e ruajtjes së tyre ia lënim qenit tonë i cili linte të shpërndaheshin. Posa hetonte se ndonjëra nga delet ose qengjat, lakmonte kah dushkaja -qeni i dilte përpara dhe, me dy të lehura, e kthente prapë në kope. Meqenëse të gjitha delet frikësoheshin nga qeni, shpesh as që provonin të futeshin në dushkajë. Forma e të folurit është _______________
Nuk duhet menduar shumë - tha me vete dhe hyri në librari. Ndoshta nuk do të jetë aq e shtrenjtë, ndoshta... - tha me vete. Forma e të folurit është ________________

-Po besa... Në tren!... Në tren do të kishte qenë më mirë se aty do të na kishin zënë si lepujt: kap e hajt! Pa bileta në xhep - në tren!
-E edhe po të na zinin pa bileta.... ç’do të bëhej?.... Asgjë. Na zbresin e hajt!
-Ti je i marrë!
-Pse?- pyeti Urimi. -I marrë, po thua? Premtim, shumë po tutesh. Nuk të bën kjo, s’të shkon. Na zënë pa bileta...
- Po, ani de! Në na zënçin, vetëm na zbresin e kurrgjë kurrkujt! Forma e të folurit është ______________
Mbante në dorë një ombrellë të kaltër, në qafë kishte lidhur një shall të madh të gjelbër, i cili ishte shumë i bukur dhe valëvitej nga puhia e lehtë. Kishte mbathur këpucë me take të larta dhe pak të çuditshme, por edhe ato ishin të bukura shumë. Fustanin e kishte të bardhë, të gjatë dhe më të bukur se çdo gjë tjetër që vishte. Në kokë kishte një kapelë të rrumbullakët prej kashte. Në të kishte ngjitur edhe ca lule, për të cilat nuk dinte askush se ishin artificiale apo të vërteta. Forma e të folurit është ________________

 

Zgjidhja

rrëfim, monolog, dialog, përshkrim

 

GJSH.1.4.6. E dallon ekzistimin e figurave stilistike letrare (epitetin, krahasimin, onomatopenë)

Detyra

Lexo vjershën dhe shkruaj cilës figurë stilistike i përgjigjen këto vargje

Syni i saj si kokrra e qershisë ose:
shqiponjë me krah të thyem! Vall shpirt i molisun!
Qëndro! Qëndro krenare! Mu si një zot i stolisun

(Migjeni, Shpirti i ri)

Zgjidhja

Krahasimi

 

GJSH.1.4.7. I vëren elementet thelbësore të tekstit letrar dhe artistik: motivin, temën, fabulën, kohën dhe vendin e ngjarjes, personazhin...

Detyra

Diana iku tri ditë pas Vitit të Ri. Gjoni pa nga dritarja e tij se si herët në mëngjes në rrugën e mbuluar me dëborë dolën me valixhe në duar të dy motrat, prindët, dhe gjyshja plakë. Era i merrte gjyshes shallin e madh të zi nga të dy krahët. Tek ura veneciane Diana u nda me gjyshen, që u kthye ngadalë-ngadalë në shtëpi. Gjyshja nxinte në dëborë. Pastaj grupi i vogël u përpi nga muret e shtëpive.
Pas një ore, ata u kthyen përsëri, pa Dianën. Gjoni ndjeu një shkretëtirë në shpirt. Sa e mërzitshme qe kjo ditë. Ai s'dinte ç'të bënte. Dëbora binte ngadalë, e sigurt se do të arrinte tokën. Kush i kishte krahasuar flokët e borës me letra që nuk i merrje kurrë? Qielli dukej sikur atë çast do të rrëzohej, duke u lëkundur si një çadër e bardhë, që e merrte era. Por ky çast nuk do të vinte kurrë. Po ai s'kishte faj që shkoi me Dianën. Ajo i erdhi vetë. Ah, sa bukur iu dorëzua, dukej që kishte përvojë. Veçse sa keq që kjo ndodhi vetëm një herë. Tani përsëri kjo dëborë e shkretë, këto oxhaqe që tymosnin tërë ditën si nga mërzia. Tymi shkonte herë drejt, herë lëkundej djathtas e majtas sikur i trembej ndonjë përqafimi. Disa oxhaqe nxirrnin tym më dendur, disa më rrallë. Në tryezë ishin letrat me shkarravina. O Zot, sa e mërzitshme kjo punë e gjuhës së vjetër. Diana nuk do të kthehej më. As Stela nuk do të bëhej e tij kurrë.
Herë-herë i qe dukur sikur ajo e donte. Sidomos kur nuk i shkëpuste disa sekonda sytë e saj nga sytë e tij të rreptë. Kjo ndodhte në klasë, sidomos në orët e letërsisë. Pastaj vinin ditë të ftohta, kur ajo as që i hidhte sytë, atëherë dhe ai nuk e vështronte.
Një oxhak pushoi së nxjerri tym. Një tjetër, përkundrazi, e dendësoi tymin. Pas dreke nëna e Stelës dhe gjyshja, të veshura me të zeza, me shifon të zi në kokë shkuan në "kësoll". I ati i Stelës shkoi, sipas zakonit, në kafe "Mëmëdheu", ku mblidheshin intelektualët pleq të N. Gjoni i pa sesi dolën të gjithë.

Lexo me kujdes fragmentin e dhënë më lartë dhe trego emrat e personazheve kryesore.

Zgjidhja

1. Personazhet kryesore janë: Gjoni, Diana dhe Stela.

GJSH.1.4.8. Ka krijuar shprehi të lexojë tekste letrare dhe artistike dhe të respektojë trashëgiminë kombëtare, letrare dhe artistike*

GJSH.1.4.9. Është i aftë të ndjejë përjetimin estetik të veprës letrare *

Pohimet e ardhshme përshkruajnë se çka nxënësi/nxënësja di në nivel të mesëm.

 

1. SHKATHTËSITË E TË LEXUARIT DHE TË TË KUPTUARIT E LEXIMIT

Në fushën e SHKATHTËSITË E TË TË LEXUARIT DHE TË TË KUPTUARIT E LEXIMIT nxënësi/nxënësja:

GJSH.2.1.1. E lexon tekstin duke shfrytëzuar strategji të ndryshme të leximit: ,,lexim i përciptë'' (për shkak të gjetjes së shpejt të informatave të caktuara) leximi ,,me laps në dorë'' (për shkak të mësimit, për shkak të kryerjes së detyrave të caktuara, për shkak të zgjidhjes së problemit); të lexuarit për t'u kënaqur*

GJSH.2.1.2. I di llojet e teksteve jo artistike (shpjegimi, përshkrimi teknik, rrëfimi teknik, diskutimi, reklama)

Detyra

Lexo këto fjali. Njëra prej tyre është reklamë, kurse të tjerat janë përshkrime teknike, udhëzime. Rretho shkronjën para përgjigjes së saktë.

a) Shikoni këto kombinime të thjeshta
b) Bëhu aktiv, fol me miq!
c) Mos e prekni pa nevojë antenën!
d) Shifra e sigurimit ju ndihmon të ruani telefonin tuaj.

Zgjidhja

b) Bëhu aktiv, fol me miq!

 

GJSH.2.1.3. I njeh dhe i veçon mjetet gjuhësore, karakteristike për stile të ndryshme funksionale

Detyra

Ki kujdes për stilin me të cilin është shkruar ky tekst.

Jam mirënjohëse për dashurinë që i dhe nënës dhe motrës sime"

Nga dosja mbushur me materiale për Nënë Terezën dalin edhe dy letra drejtuar Marie Krajës. Është e njohur tashmë miqësia që artistja e njohur shqiptare ka pasur me familjen e bamirëses. Vetë Kraja ka rrëfyer pas vdekjes së Nënë Terezës kujtimet e ruajtura nga familja e saj, Nënë Lokja dhe motra Age, por edhe takimet e para. Letra e parë mban datën 15 gusht të vitit 1989, vetëm pak ditë pasi Nënë Tereza ishte larguar nga Shqipëria, pas vizitës së parë në atdheun që i ishte mohuar. Letra e dytë është dërguar po në tetor të atij viti, si përgjigje e letrës që Kraja i kishte dërguar bamirëses

Fragmenti i takon tekstit i cili, sipas stilit funksional hyn në:

a) letrar-artistik
b) letrar
c) shkencor
d) gazetaresk

Zgjidhja

d) gazetaresk

 

GJSH.2.1.5 I gjen, veçon dhe krahason informatat nga dy tekste të shkurtra ose më shumë tekste te shkurtra (sipas kritereve të dhëna)

Detyra

Autori 1
Para pak kohe në 40 shkolla është bërë anketimi i cili ka të bëjë me dhunën e cila është e pranishme në mesin e nxënësve. Është konstatuar se në raportin midis viktimës-dhunuesit 58% e nxënësve nuk marrin pjesë. Me fjalë tjera, vetëm 58% e nxënësve nuk janë viktima, as dhunues. Domethënë, pak më pak se gjysma e nxënësve, saktësisht 42% gjenden në "rrethin e dhunës", qoftë si viktimë qoftë si dhunues. Në rolin e viktimës nga dhuna është një numër i madh i nxënësve, madje 37%.
Disa viktima njëkohësisht janë edhe dhunues. Në grupin e anketuar janë 8% nxënës të tillë. Në këtë grup, format më të shpeshta të sjelljes së dhunshme janë të ofenduarit dhe të përqeshurit. Pra, këta nxënës sulmojnë me fjalë.

Autori 2
Numri më i madh i nxënësve ka deklaruar se gjatë shkollimit të vet, gjatë kohës së mësimit ose pas tij, kanë qenë të nënshtruar të përqeshurit, ofendimit, nofkave përbuzëse. Gjithashtu i theksojnë edhe pakënaqësitë tjera: të të ngacmuarit pa vend, përhapjen e gënjeshtrave për ta, ndikimin te shokët tjerë që të mos shoqërohen me ta.
Edhe arsimtarët edhe të të punësuarit e tjerë në shkollë konfirmojë se ofendimi dhe goditja fizike janë formë e përditshme e sjelljes së dhunshme në shkollë. Vetëm regjistrimi i problemit nuk domethënë se kemi arsye të ndihemi mirë. Përkundrazi, këto forma të dhunës lehtë mbulohen, kuptohen lehtë , "më lehtë" përballohen dhe "shërohen", edhe pse mund të jenë mjaft të rënda dhe me pasoja mjaft të ndërlikuara.

Rretho shkronjën para pohimit/gjykimit të saktë.
Të dy autorët vetëm i kanë paraqitur të dhënat, pa pasur qëndrim për problemin të cilin e anketojnë.
a) Autori 1 është i brengosur më shumë se sa autori 2.
b) Autori 2 është i brengosur më shumë se sa autori 1.
c) Të dy autorët njësoj janë të brengosur për shkak të dhunës në shkolla.

Zgjidhja

b) Autori i 2-të është më shumë i brengosur se sa autori i 1-rë.

 

GJSH.2.1.7. E njeh qëndrimin e autorit të tekstit jo artistik dhe e dallon nga qëndrimet e tjera të paraqitura në tekst

Detyra

Lexo me kujdes këtë tekst dhe cakto qëndrimin e autorit të tekstit.

DHUNA NË SHKOLLA

Para pak kohe në 40 shkolla është bërë anketimi i cili ka të bëjë me dhunën e cila është e pranishme në mesin e nxënësve. Është konstatuar se në raportin midis viktimës - dhunuesit nuk marrin pjesë vetëm 58% të nxënësve. Me fjalë tjera, vetëm 58% e nxënësve nuk janë viktima, as dhunues. Domethënë, pak më pak se gjysma e nxënësve, saktësisht 42% gjenden në "rrethin e dhunës", qoftë si viktimë qoftë si dhunues. Në rolin e viktimës nga dhuna gjendet një numër tepër i madh i nxënësve, madje 37%.
Disa viktima njëkohësisht janë edhe dhunues. Në grupin e anketuar janë 8% nxënës të tillë. Në këtë grup, format më të shpeshta të sjelljes së dhunshme janë të ofenduarit dhe të përqeshurit. Pra, këta nxënës sulmojnë me fjalë duke mos qenë të vetëdijshëm se me fjalë mund të shkaktojnë aq dhembje sa edhe me goditje, madje edhe më shumë. Sjellja e dhunshme e nxënësve nga ky grup i të të rriturve zakonisht quhet çapkënëri, gjallshmëri e tepruar e të ngjashme, duke e zvogëluar në këtë mënyrë seriozitetin e aktit të dhunshëm të cilin këta fëmijë janë në gjendje ta bëjnë.

Çfarë është raporti i autorit të këtij teksti sipas sjelljes së dhunshme të të rinjëve?
Rretho shkronjën para përgjigjes së saktë.
a) Është indiferent ndaj dhunës së të rinjëve.
b) I interesojnë të dhënat e mëtejme.
c) Është i brengosur.
d) Është i zemëruar për shkak të dhunës së të rinjëve.

Zgjidhja

c) Është i brengosur

 

 

2. TË SHPREHURIT ME SHKRIM

Në fushën e TË SHPREHURIT ME SHKRIM nxënësi-nxënësja:

GJSH.2.2.1. E përpilon tekstin ekspozues, tregimtar dhe përshkrues i cili është i përgjithshëm dhe koherent

Detyra

Shkruaj hartimin me temën:

Ishte kjo një mosmarrëveshje.

___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

Shpjego një ngjarje serioze ose qesharake në të cilën bashkëbiseduesit nuk e kanë kuptuar njëri tjetrin, qoftë të kesh marrë ose të mos kesh marrë pjesë ti në të.

Hartimi do të vlerësohet në bazë të asaj sa hartimi yt i përgjigjet temës, përkatësisht ke kujdes për kompozicionin e hartimit (hyrjen, shtjellimin dhe mbylljen).

Zgjidhja

Nxënësi e harton tekstin i cili është i tërësishëm, koherent dhe i saktë.

GJSH.2.2.2. E përpilon lajmin, referatin dhe raportin

Detyra

Shkollën tënde e ka vizituar një sportist i njohur. Shkruaj me disa fjali një lajm për këtë për revistën e shkollës . Ki kujdes për të dhënat të cilat duhet t’i ketë lajmi.

___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

Zgjidhja

Lajmi përmban informata në pyetjet; kush, çfarë, ku, kur, si (pse).

GJSH.2.2.3 Shkruan rezyme të shkurtër dhe - ose tekste të thjeshta

Detyra

Shkruaj rezymenë e këtij teksti, ashtu që do të gjesh idetë më të rëndësishme dhe në të dhe përmblidhi në dy ose në tri fjali:

Gjatë pjesës më të madhe të historisë së vet romakët - besoni ose jo - i kanë pasur vetëm 18, dhe me germa tetëmbëdhjetë emra të ndryshëm personalë. Aq më tepër, edhe nga ato tetëmbëdhjetë në përdorim të gjerë kanë qenë vetëm njëmbëdhjetë: Aul, Decim, Gaj, Giej, Lucie, Marko, Publie, Kvint, Sekst, Tiberie dhe Tit. Shtatë emra tjerë personalë - Apie, Keson, Mamerk, Manie, Numerie, Servie, Spurie - i kanë marrë vetëm anëtarët e disa familjeve aristokroate. Emra tjerë nuk ka pasur. Disa që kanë qenë të shënuar në historinë më të hershme romake ose në legjenda, si Romul, Rem, Numa, Amulie etj., më vonë kanë dalë nga përdorimi.
Mirë, po gratë? - do të pyesë dikush. Të gjithë shembujt të cilët i kemi përdorur deri më tani kanë të bëjnë me meshkujt, por gjithsesi edhe gratë është dashur të kenë emrat personalë! Përgjigjja në këtë rast tingëllon e pabesueshme nga pikëpamja e tanishme, por normalisht nga pikëpamja romake: nuk i kanë pasur. Në Romën e Vjetër për barazinë gjinore as që është bërë fjalë, gruaja ka qenë pronë e burrit derisa është martuar, kurse e burrit pas saj, kështu që është konsideruar se emri "personal" edhe nuk i nevojitet. Në vend të saj ka mbajtur vetëm mbiemrin e vajzërisë në gjininë femërore: "Livia" janë quajtur të gjitha gratë nga gjinia e Livievcëve, "Kornelia" ato nga gjinia e Kornelianëve" e kështu me radhë.

(I.K., Tregimet interesante, tekst i përshtatur)

Zgjidhja

Janë theksuar idetë më të rëndësishme (për numrin e emrave, për faktin se si gratë dhe meshkujt i kanë marrë emrat) dhe rezymeja është shkruar me dy-tri fjali.

GJSH.2.2.4. I di karakteristikat themelore të gjuhës së folur dhe të shkruar

Detyra

Nëse është theksuar vetia tipike për gjuhën e folur, në vijë pranë saj shkruaj "F", kurse nëse është tipike për gjuhën e shkruar, shkruaj "SH":

a) Realizohet në dialog. _________
b) Fjalitë i ka më të gjata dhe më të ndërlikuara.____
c) Plotësohet me gjeste dhe me mimikë. ________
d) Është formal (zyrtar). _________

Zgjidhja

a) F
b) SH
c) F
d) F

GJSH.2.2.5. E di normën drejtshkrimore dhe e aplikon atë në shumicën e rasteve

Detyra

Shkruaj drejt me shkronja të dorës këtë f]ali:

Do të shkojm në teatër për ta shiku dramën toka jon të kolë jakovës

 

Zgjidhja

Do të shkojmë në teatër për ta shikuar dramën "Toka jonë" të Kolë Jakovës.

 

 

3. GRAMATIKA, LEKSIKU,GJUHA POPULLORE DHE LETRARE

Në nënfushën GRAMATIKA nxënësi-nxënësja:

GJSH.2.3.1. E cakton vendin e theksit në fjalë; i di rregullat themelore të normës së theksit*

GJSH.2.3.2. I njeh ndryshimet e tingujve

Detyra

Gjej bashkëtingëlloret e zëshme nga të pazëshmet:
b, th, dh, q, f, c, ç, x, zh, t, g, gj, sh, k, v, s, f, p, z, d
të zëshme_________________________________
të pazëshme_______________________________

 

Zgjidhja

- të zëshme: b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh
- të pazëshme: p, t, th, k, q, f.c, ç, s, sh
 

GJSH.2.3.3. I njeh llojet e fjalëve; dallon nënllojet e fjalëve; di të caktojë formën e fjalëve të ndryshueshme

Detyra

Nën a) b) c) janë dhënë nga disa shembuj me format e ndryshme foljore. Nënvizo ata shembuj të cilët nuk i takojnë formës së caktuar foljore.

a) duke punuar, duke kuptuar, duke notuar, dukem
b) kam punuar, ke punuar, ka punuar, kisha punuar, kemi punuar
c) kërkova, kërkove, kërko, kërkoi, kërkuam, kërkuat

Zgjidhja

a) dukem;
b) kisha punuar;
c) kërko

GJSH.2.3.4. I njeh mënyrat themelore të ndërtimit të fjalëve

Detyra

Shpjegoni si janë formuar këta emra:

Përditë
Mospëlqim
Mospranim
pabesi

a) parashtesa + rrënja
b) prapashtesa + rrënja
c) prapashtesa + parashtesa

 

Zgjidhja

a) parashtesa + rrënja

GJSH.2.3.5. Dallon nënllojet e njësive sintaksore (llojet e sintagmës, fjalive të pavarura dhe të varura kallëzuesore)

Detyra

Kur gjendej vetëm te mulliri, ia thoshte ndonjë kënge të vjetër.
Fjalia e varur e nënvizuar është fjali:
a) qëllimore,
b) shkakore,
c) kohore,
ç) kushtore.

Rretho shkronjën para përgjigjes së saktë.

Zgjidhja

c) kohore

 

 

Detyra

Fjalët e dhëna janë të formuara me parashtesa. Gjej parashtesat dhe nënvizoji.

a) përfytyroj
b) çmallem
c) mbivlerësoj
d) nënqesh

Zgjidhja

përfytyroj, çmallem, mbivlerësoj, nënqesh

 

GJSH.2.3.6. I cakton pjesët e fjalive dhe të sintagmave (kryefjalën dhe kallëzuesin)

Detyra

Në fjalitë e mëposhtme nënvizo kallëzuesit emërorë:

a) Autor i romanit "Kush e solli Doruntinën" është Ismail Kadare.
b) Qielli është i vrenjtur.
 

Zgjidhja

a) Autor i romanit "Kush e solli Doruntinën" është Ismail Kadare.
b) Qielli është i vrenjtur.
 

GJSH.2.3.7. E njeh domethënien kryesore të rasave në sintagmë dhe fjali

Detyra

Plotëso tabelën, duke e caktuar kuptimin e rasave:

Babai dëgjoi, shkoi në oborr dhe ia përsëriti mbretit fjalët e vajzës së vet.

Fjala

Rasa dhe parafjalë

Kuptimi i rasave ose ndërtimi i parafjalëve-rasave

babai

emërore

 

në oborr

në + kallëzore

 

mbretit

dhanore

 

i vajzës së vet

gjinore

 

Zgjidhja

Fjala

Rasa ose ndërtimi i parafjalëve-rasave

Kuptimi i rasave ose ndërtimi i parafjalëve-rasave

babai

emërore

ushtrues i veprimit

në oborr

në + kallëzore

vend

mbretit

dhanore

destinimi

i vajzës së vet

gjinore

bën pjesë/i takon

GJSH.2.3.8. E njeh domethënien kryesore dhe funksionin e formave te foljes

Detyra

Zgjedhoje foljen "vij" në format e pashtjelluara

përcjellore

______________

paskajore

______________

pjesore

______________

Zgjidhja

Duke ardhur
Për të ardhur
Ardhur

Në nënfushën e LEKSIKUT nxënësi-nxënësja:

GJSH.2.3.9. E njeh metoniminë si mekanizëm leksikor*

GJSH.2.3.10. E di kuptimin e fjalëve dhe të frazeologjizmave të cilat paraqiten në tekstet shkollore (në libra, tekstet nga lektyra dhe të ngjashme), si dhe tekstet e mediave dhe letrare të destinuara për të rinjtë dhe i përdor në mënyrë të drejtë

Detyra

Lidhni me shigjetë frazelogjizmat sipas kuptimit:

a) Më bëhet zemra mal.

e ndihmon

b) U bënë pikë e pesë

e sjell vërdallë

c) Ia zgjat dorën

u shpërndan

d) E heq për hundë.

gëzohem

Zgjidhja

a) Më bëhet zemra mal.

gëzohem

b) U bënë pikë e pesë

u shpërndanë

c) Ia zgjat dorën

e ndihmon

d) E heq për hundë.

e sjell vërdallë

GJSH.2.3.11. E cakton kuptimin e fjalëve dhe shprehjeve të panjohura në bazë të përbërjes së tyre dhe - ose konteksti në të cilin janë përdorur

Detyra

Lexo me kujdes fjalinë e mëposhtme dhe zgjidhe detyrën:

Në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit, kohë e pazakonshme për këtë stinë të vitit, në Vlorë përnjëherë ka ndërruar moti, ka filluar të fryjë një puhi pranverore dhe drunjtë janë mbushur me gjelbërim.

Fjalët e nënvizuara kanë të bëjnë me:

а) erën e ftohtë të pranverës;
b) erën e nxehtë të vjeshtës;
c) erë e lehtë freskuese;
d) erën e dimrit mesatarisht të fortë.

Zgjidhja

c) erë e lehtë freskuese;

 

4. LETËRSIA

Në fushën e LETËRSISË nxënësi-nxënësja:

GJSH.2.4.1. Veprën nga lektyra e obligueshme e lidh me kohën në të cilën është krijuar e cila merret si kohë e rrëfimit të ngjarjes

Detyra

Cilës periudhe të letërsisë i takon "Meshari" i Gjon Buzukut.

a) Rilindjes
b) Letërsisë së vjetër
c) Letërsisë bashkëkohore
 

Zgjidhja

b) Letërsisë së vjetër

 

Detyra

Lexo fragmentin e dhënë më poshtë dhe përgjigju në pyetjet e mëposhtme

...Kush mundetë me i raam mboh se ma i vobek kje Vuça Pasha, i silli, për të mbledhë nji ushtërij 12 mijë vetësh, nuk’ imbastuenë shumë milionj aarm, se Kelmandasitë tanë, të sijtë, me nji zaan’ - Eja kush anshtë trim - mbëledhunë afërë 500 vetë, vraanë, Vuçe Pashënë, vjetit së Krishtit 1639, e ndë nevojë mpsuen me granë lëkurën’ e qarrit, posi të begatët majën’ e miellit ende atyne ajo gjellë ma shije u ka, se pashallarëvet e sanxhakëvet mishi i kingjave e vjetëvat njomë....

Pjetër Bogdani "Burrënija e malësorëve"

Lexo fragmentin e dhënë më lartë dhe përgjigju pyetjeve vijuese.

Trego cilit shekull i takon gjuha e këtij fragmenti?

a) gegërishtes së shek. XVI
b) gegërishtes së shek. XVII
c) toskërishtes së shek. XVI
d) toskërishtes së shek. XVII

Zgjidhja


  b) gegërishtes së shek. XVII

 

GJSH.2.4.2. Titillun e veprës nga lektyra e obligueshme e lidh me gjininë dhe me personazhin nga vepra; e njeh gjininë dhe llojin e veprës letrare artistike në bazë të fragmenteve, personazhëve, situatave karateristike

Detyra

Numrat para emrit të personazheve shkruaj në vijat përballë titullit të veprës përkatëse. Një personazh është më tepër.

1. Tana

"Nita...................____ ____

2. Asim Vokshi

"Këngët e Milosaos"___ ___

3. Zefi

"Hasta la Vista".....___ ___

4. Vangjeli

 

5. Hajrija

"14 vjeç dhëndër"...........___ ___

6. Nita

 

7. Milosao

 

8. Xhemal Kada

 

9. Rina

 

Zgjidhja

3

6

7

9

2

8

4

1

GJSH.2.4.3. I dallon llojet liriko-epike (baladën, poemën)

Detyra

Rikujto veçoritë e poemës, dhe në bazë të vargjeve cakto cili fragment i takon njërës poemë.

a)

b)

Histori e Skënderbeut (pjesa e parë)
Këndo, ëngjëll, urtësinë
Edhe gjithë mirësitë,
Skënderben' e trimërinë,
Q'i dha Shqipërisë dritë.
Të lumtë goja, këndona,
Me gjuhë t'ëmblë si mjaltë,
Skënderben' e madh tregona,
Trimnë burrë, Zotn' e naltë.
Punëtë që ka punuar
Kordhëtari i vërtetë,
Kombinë duke nderuar
Dhe Shqipërinë përjetë.

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël! Sa e gjerë!
Sa e lehtë! Sa e lirë!
Sa e bukur! Sa e vlerë!

Fragmenti me poemë është në shembullin______________.
 

Zgjidhja

a)

GJSH.2.4.4. I dallon llojet e letërsisë shkencore: biografinë, autobiografinë, ditarin, udhëpërshkrimin dhe tekstet shkencore të njohura

Detyra

Lexo me kujdes këtë fragment:

Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjetër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.
Gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare.

Ky është fragment nga:

a) teksti shkencor
b) ditari
c) biografia
d) autobiografia

Zgjidhja

c) biografia

GJSH.2.4.5. I njeh dhe dallon figurat stilistike të caktuara (të kërkuara) në tekstin artistiko-letrar (personifikimi, hiperbola, gradacioni, metafora, kontrasti)

Detyra

Duaje atdheun si shqiponja folenë
Puna vjen me këmbë të arta.
S’tundet mali nga dëbora .
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.
Fjala e ligë, më e rëndë se plumbi.
Qentë le të lehin, karvani shkon përpara.

Zgjidhja

krahasim
metaforë - (të arta - epitet)
metaforë, (mali - edhe simbol i qëndrueshmërisë)
epitet
epitet
symbol

GJSH.2.4.6. I cakton motivet, idetë, kompozicionin, formën, karakteristikat e figurës (psikologjike, sociologjike, etike) dhe ndërlidhshmërinë e tyre

Detyra

Lexo me kujdes tekstin e mëposhtëm, pastaj përgjigju pyetjeve.

Ato prapë vështruan njëra-tjetrën në sy. Sytë e Dianës shkëlqenin si një dritare kujtimesh, kurse ato të Stelës qenë të menduar, të përshkuar nga kureshtja e jetës që s'e njihte.
Sa ishte rritur Stela! Jo, jo, ajo s'ishte aspak engjëll dhe, si për të pohuar këtë mendin- të fundit të së motrës, papritur Stela pyeti
- Po ti Diana ke shëtitur me djem atje?
- Posi
- Po ke dashuruar?
- Eh, si të them...,

Ismail Kadare                     
Fragment nga romani:"Qyteti pa reklama"

Dallo motivin të cilin e ka paraqitur shkrimtari. Rretho përgjigjen e saktë:

a) Motivin e njohjes;
b) Motivin e miqësisë;
c) Motivin e vetmisë;
d) Motivin e hidhërimit.

Zgjidhja

a) Motivin e njohjes;

GJSH.2.4.7. I dallon format e tregimit në tekstin e letërsisë artistike: rrëfimi, përshkrimi, monologu-monologu i brendshëm, dialogu.

Detyra

Në vijë nën secilin fragment shkruaj emërtimin e formës përkatëse të rrëfimit: (monolog, dialog, tregimin, përshkrim)

Shega është një fqinja jonë me një moshë rreth të pesëdhjetave. Fqinjësia është goxha e vjetër, mbi njëzetëvjeçare dhe, si i thonë, i njohim dhëmbë e dhëmballë njëri-tjetrit e njëra-tjetrës. E si të mos njihemi aq mirë, kur kemi marrë pjesë nëpër dasmat e secilës palë, kemi lindur fëmijët në të njëjtin pallat e në të njëjtin maternitet?… Edhe fëmijët aty u rritën e u bënë ca nga tetëmbëdhjetë e ca nga njëzetvjeçarë. E, pra, ne i njohim shoqi-shoqit edhe kollën kur ngjitemi nëpër shkallë, të mos themi se i njohim edhe ato "kollitjet" e zonës së poshtme…

Forma e rrëfimit është ________________.
- Mirëmbrëma, o mik!
- Mirëmbrëma, - iu përgjegj udhëtari.
- Nga vjen zotrote?
- Nga qyteti.
- Ke ndonjë mik këtu, apo...
- Jo, jam inspektor arsimi.

Forma e rrëfimit është _____________.

Sabri Tulani nuk e pyeti mikun nga qyteti përse qe munduar, se te shtëpia e tij vinin vazhdimisht blerës leshi, gjalpi, lëkurësh ose mish në këmbë. Mysafiri mbase donte katër a pesë shelegë për dasmë a ndonjë festë familjare. Pas përshëndetjes së zakonshme, miku nga qyteti filloi të interesohej për punët e çobanit që ruante dhentë e tij.

Forma e rrëfimit është _____________.

 

Zgjidhja

Përshkrim
Dialog
Rrëfim

GJSH.2.4.8. E vëren dallimin në mes të shpjegueshmërisë dhe analizës së veprës

Detyra

Para teje e ke fragmentin e një libri.

Në "Shtëpine e kukullës", pronar legjitim i kukullës, është një bashkëshort, një baba dhe një qytetar shembullor. Në shtëpinë e tij të vogël, me 3 fëmijët dhe gruan, ne shohim strehën e ëmbël familjare, familjen e lumtur të ëndërruar. Zonja Helmer jeton e lumtur, e sigurtë se i ka realizuar me të vërtetë të gjitha ëndërrat për të qenë bashkëshorte dhe nënë ideale, për të pasur një bashkëshort ideal, i cili, në rast nevoje, do te mund të jepte edhe jetën për të shpëtuar nderin e saj.

Teksti i shkruar është:

a) përshkrim
b) shpjegim
c) analizë

Zgjidhja

c) analizë

GJSH.2.4.9. di të mbajë ditar për librat e lexuar*

Këto dëshmi paraqesin se çfarë di dhe mund nxënësi-nxënësja në nivelin e avancuar.

 

1. SHKATHTËSIA E TË LEXUARIT DHE KUPTIMI I ASAJ QË LEXOHET

Në fushën SHKATHTËSIA E TË LEXUARIT DHE KUPTIMI I ASAJ QË LEXOHET nxënësi-nxënësja:

GJSH.3.1.1. gjen, veçon dhe krahason informatat nga dy ose më shumë tekste të gjata me strukturë të ndërlikuar (sipas kritereve të dhëna)

Detyra

Autori 1
Para pak kohe në 40 shkolla është bërë anketimi për dhunën midis nxënësve. Është konstatuar se në raportin midis viktimës-dhunuesit 58% e nxënësve nuk marrin pjesë. Me fjalë tjera, vetëm 58% e nxënësve nuk janë viktima, as dhunues. Domethënë, pak më pak se gjysma e nxënësve, saktësisht 42% gjenden në "rrethin e dhunës", qoftë si viktimë qoftë si dhunues. Në rolin e viktimës nga dhuna është një numër i madh i nxënësve, madje 37%.
Disa viktima njëkohësisht janë edhe dhunues. Në grupin e anketuar janë 8% nxënës të tillë. Në këtë grup, format më të shpeshta të sjelljes së dhunshme janë të ofenduarit dhe të përqeshurit. Pra, këta nxënës sulmojnë me fjalë.

Autori 2
Numri më i madh i nxënësve ka deklaruar se gjatë shkollimit të vet, gjatë kohës së mësimit ose pas tij, kanë qenë të nënshtruar të përqeshurit, ofendimit, nofkave përbuzëse. Gjithashtu i theksojnë edhe pakënaqësitë tjera: të të ngacmuarit pa vend, përhapjen e gënjeshtrave për ta, ndikimin te shokët tjerë që të mos shoqërohen me ta.
Edhe arsimtarët edhe të të punësuarit e tjerë në shkollë konfirmojë se ofendimi dhe goditja fizike janë formë e përditshme e sjelljes së dhunshme në shkollë. Vetëm regjistrimi i problemit nuk domethënë se kemi arsye të ndihemi mirë. Përkundrazi, këto forma të dhunës lehtë mbulohen, kuptohen lehtë, "më lehtë" përballohen dhe "shërohen", edhe pse mund të jenë mjaft të rënda dhe me pasoja mjaft të ndërlikuara.

Rretho shkronjën para pohimit/gjykimit të saktë.
Të dy autorët vetëm i kanë paraqitur të dhënat, pa pasur qëndrim për problemin të cilin e anketojnë.
Autori 1 është i brengosur më shumë se sa autori 2.
Autori 2 është i brengosur më shumë se sa autori 1.
Të dy autorët njësoj janë të brengosur për shkak të dhunës në shkolla.

Zgjidhja

c) Autori (2) është më shumë i brengosur se Autori (1)

GJSH.3.1.2. I ndan fjalët kyçe dhe e bën përmbledhjen e tekstit

Detyra

Lexo me kujdes këtë tekst dhe zgjidhi detyrat.
Duke lexuar ndotjen e atmosferës shkencëtarët kanë konstatuar se Australia hedh në atmosferë më shumë gazra të dëmshme për një banor nga secili shtet tjetër i zhvilluar industrialisht. Për shkak të shtimit të numrit të banorëve dhe rrahjes së pyetjeve gjatë tre dhjetëvjetëshave Australia është bërë një nga ndotësit më të mëdhenj të gazrave të cilat i kontribuojnë të të ashtuquajturit "efektit të serrës së ngrohtë ". Kështu në Australi në vitin 1990 janë hedhur në atmosferë 36.4 tonë dioksid-karboni për një banor, ndërsa njëkohësisht në SHBA kjo sasi ka qenë 25,3 ton, në Kanada 23,1 ton, në Gjermani 18 ton dhe në Norvegji 12,1 ton.
Thekso tri fjalë vendimtare nga ky tekst:

1. ______________________________
2. ______________________________
3. ______________________________

Zgjidhja

1. atmosfera
2. ndotja ose të ndoturit
3. Australia
(Nuk është me rëndësi renditja e pohimeve)

GJSH.3.1.4. Lexon dhe interpreton elementet e ndërlikuara jo lineare të tekstit: legjendat e shumëfishta, tabelat, diagramet dhe grafikonet

Detyra

Shiko me kujdes tabelën dhe përgjigju në pyetje.

a) Cilat janë okluzive dybuzore? _______________________
b) Rretho sonantet dridhëse

Zgjidhja

a) p,b ;
b) r, rr

 

2. TË TË SHPREHURIT ME SHKRIM

Në fushën TË TË SHPREHURIT ME SHKRIM nxënësi-nxënësja:

GJSH.3.2.1. Ndan tekstin në paragrafë të radhitur drejt dhe me logjikë; cakton titullin e përshtatshëm të tekstit dhe nëntitujt e pjesëve të tekstit

Detyra

Me kujdes lexo tekstin e mëposhtëm dhe rretho shkronjën para titullit i cili do t’i përgjigjej:

 

 

?

   

 

Në Japoni ekziston një radiostacion i pazakonshëm. Vazhdimisht, 24 orë, në radiovalët e saj dëgjohet i njëjti zë; jo muzika, por të rrahurat e zemrës së njeriut. Dhe kështu ditë e natë. Mirëpo, anketat flasin se dëgjuesit, dhe këtë një numër mjaft i madh i tyre, duan ta dëgjojnë këtë. Në teknikën stereo natyrisht.

Titulli mund të ketë përmbajtjen:

a) Zemra e njeriut
b) Përparësitë e teknikës stereo
c) Ndonjë radiostacion i pazakonshëm
d) 24 orë

Zgjidhja

c) Ndonjë radiostacion i pazakonshëm

GJSH.3.2.2. E formulon tekstin argumentues

Detyra

Prindërit të kanë njohtuar se mendojnë të shpërngulen në një qytet më të madh. Do të donin të dëgjojnë edhe mendimin tënd. Ti ke për detyrë të mendosh mirë për këtë propozim, të vendosësh a je për shpërngulje ose je kundër saj, t’i theksosh shkaqet dhe arsyetimet e mundshme për vendimin tënd dhe tërë këtë të nënshkruash.

Për këtë detyrë i ke gjithsej 90 minuta. Gjatë asaj kohe duhet të vendosësh cilin qëndrim do të përfaqësosh (për shpërngulje ose kundër saj), të gjesh argumentet dhe arsyetimet me të cilat do të mbrosh qëndrimin tënd, pastaj të shkruash hartimin, përsëri ta lexosh, të verifikosh a ka gabime dhe të korrigjosh të gjitha gabimet të cilat i vëren. Mos harro që hartimit tënd t’ia japësh edhe titullin.

Puna jote do të vlerësohet në bazë të asaj se:
- sa është teksti i qartë, i tërësishëm dhe koherent.
- sa qartë e ke paraqitur dhe i ke arsyetuar argumentet të cilat nuk pajtohen me qëndrimin tënd
- sa i respekton rregullat e drejtshkrimit.

Të lutem shkruaj me shkronja të qarta.

Punë të mbarë!

Zgjidhja

Vlerësohet sa është teksti i qartë, i tërësishëm dhe koherent, sa qartë e ke paraqitur qëndrimin tënd dhe si e ke arsyetuar shpërnguljen dhe sa i ke marrë parasysh argumentet të cilat nuk pajtohen me qëndrimin tënd dhe sa i respekton rregullat e drejtshkrimit.

GJSH.3.2.3. Shkruan artikull paraqitës (për libra, filma, shfaqje teatrale dhe të ngj.), reportazh, diskutime

Detyra

Shkruaj shqyrtimin për këtë temë: ROLI I MODËS NË BOTËN BASHKËKOHORE

Njerëzit kanë mendime të ndryshme se sa është e rëndësishme moda në jetën bashkëkohore. Shqyrtimi të cilin do të shkruash filloje duke theksuar mendimet e ndryshme për këtë, vazhdoni të theksoni argumentet dhe në fund nxirrni një përfundim. Gjithashtu ke parasysh se moda nuk ka të bëjë vetëm me veshjen, por edhe me shumë dukuri tjera.

ROLI I MODËS NË BOTËN BASHKËKOHORE

__________________________________________________________________
___________________________________________________________________

 

Zgjidhja

Vlerësohet sa shqyrtimi është i qartë, i tërësishëm dhe koherent, sa janë theksuar qartë dhe në mënyrë të saktë argumentet dhe a vijon përfundimi pas tyre.

GJSH.3.2.4. Shkruan përmbledhjen e tekstit të gjatë dhe të ndërlikuar

Detyra

Para jush i keni vargjet e poezisë "Vaji i bylbylit" lexoni me kujdes dhe shkruani një ese të shkurtër.
Çka paraqesin vargjet e kësaj poezie? Si paraqitet portreti i poetit? Në ç`moshë ishte poeti kur i shkroi këto vargje? Ndër cilat krijime të autorit radhitet kjo poezi? Etj.

Vaji i Bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?

Pushoi murlani
Me duhi t'vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou mos rri shkret.

Gjith; fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

Ndër pyje e orgaja,
N'ma t'mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjith'kend.

E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nëpër gjeth.

A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s'ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s'ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t'rreshket
Shkon fluturim.

Nëpër lamije
Ke me gjet mel,
Për gjith'prendverën
Njajo buk t'del.

E kur t'zitë e di
ndër prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vetë di.

Tash pa frigë çerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si'i nieri
Qi nuk ka fis

E kur t'vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me këndue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t'ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.

A çilë kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Ndër tranfofille,
Ndër zamakë nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfën ,
Pse po gjimon?

Zgjidhja

Vargjet e kësaj poezie paraqesin vetmin e poetit të cilën e ndiente i ndodhur larg vendlindjes. Portreti i poetit paraqitet në moshë të re, sepse kur shkroi këto vargje poeti kishte njëzet vjet. Vjersha radhitet ndër krijimet e para të Ndre Mjedjes.

 

GJSH.3.2.5. di dhe e aplikon në mënyrë konsekuente normën drejtshkrimore

Detyra

Rretho vetëm shenjat e pikësimit që janë karakteristike për ligjëratën e drejtë. Vendos ku duhet shenjat e pikësimit që mundojnë.
Sot e hodha llafin për Viktorin dhe ajo menjëherë më tha: Oh nuk mbaj më korrespondencë me të - dhe kur e pyeta: - Bëtë llafe? I kujt është faji? U përgjigj: jo jo thjesht i dhashë duart. - Çdo të thotë i dhashë duart?

Zgjidhja

Sot e hodha llafin për Viktorin, dhe ajo menjëherë më tha: " Oh, nuk mbaj më korrespondencë me të". - dhe, kur e pyeta: - Bëtë llafe? I kujt është faji?- u përgjigj: - jo, jo, thjeshtë i dhashë duart. - Çdo të thotë i dhashë duart?

 

Detyra

Rretho shkronjën para fjalisë e cila është shkruar saktë, sipas rregullave drejtshkrimore.

a) Kush e di kur do të kthehet.
b) Ai do të punojë në një ndërmarrje shumë të njohur.
c)Për herë të parë kam dëgjuar për "Bashkimin Evropian".
d) Tridhjetëepesë mijë spektatorë ishin mbledhur në stadium.

Zgjidhja

c) Për herë të parë kam dëgjuar për "Bashkimin Evropian".

 

3. GRAMATIKA, LEKSIKU,GJUHA POPULLORE DHE LETRARE

Në nënfushën GRAMATIKA nxënësi-nxënësja:

GJSH.3.3.1. E ndan fjalën nga rrokjet në situatat e ndërlikuara

Detyra

Fjalët e dhëna ndaj në rrokje:

hekurudhë

___________________

pasardhësi

___________________

bashkudhëtar

___________________

vetedukimi

___________________

 

Zgjidhja

he-kur-udhë, pas-ardhë-si, bashk-udhë-tar, vet-edu-ki-mi

GJSH.3.3.2. I njeh ndryshimet e tingujve (di të dallojë, të arsyetojë dhe të emërojë)

Detyra

 

Në cilën nga fjalët e dhëna nuk është bërë qiellzorëzimi? Nënvizo atë fjalë.

a) kungull- kunguj
b) lepur- lepuj
c) peshk- peshq
d) baba- baballarë
e) breg-brigje

Zgjidhja

d) baba-baballarë

GJSH.3.3.3. E di dhe në të folurit e tij e përdor theksin sipas normës*

GJSH.3.3.5 I njeh dhe emëron nënllojet e njësive sintaksore (llojet e sintagmës, fjalitë kallëzuesore të varura dhe të pavarura)

Detyra

Shkruaj cilave lloje u takojnë fjalitë e varura të nënvizuara:

1. Kur i kishte dëgjuar për herë të parë këto fjalë, ishte tallur një javë të tërë me Tefën.
2. Nuk i pëlqente, vetëm sepse nuk i shkonte pas fjalë.
3. Edhe pse ishin të lodhur nga punët e ditës, nuk mbeti fshatar pa dhënë ndihmën e tij me krahë, me qereste ose me kafshë.

Zgjidhja

1. fjali kohore
2. fjali shkakore
3. fjali lejore

GJSH.3.3.6. njeh domethëniet kryesore të rasave dhe domethënien kryesore të formave foljore (di të arsyetojë dhe e di terminologjinë në lidhje me të)

Detyra

Në vijat përkatëse përballë fjalive të poshtëshënuara shkruaji rasën e emrit të nënvizuar:

a) Mësuesin e pashë para oborrit të shkollës.__________
b) Detyra e mësuesit është e shenjtë.________________
c) Mësuesi im është i sjellshëm. __________________
ç) Prej mësuesit mësojmë shumë gjëra.______________
d) Mësuesit i dhanë një dhuratë. __________________

Zgjidhja

a) kallëzore
b) gjinore
c) emërore
ç) rrjedhore
d) dhanore

Në nënfushën e LEKSIKUT nxënësi-nxënësja:

GJSH.3.3.7. Di të caktojë kuptimin e fjalëve dhe të fjalive të panjohura në bazë të përbërjes së tyre, kuptimit me të cilin janë përdorur ose në bazë të prejardhjes së tyre

 

Detyra

Cakto kuptimin e fjalëve të nënvizuara në fjalën e ardhshme.

- Mos na shit mend tani, - i tha Rina, - se ta dimë forcën e trimërinë.

Shet mend do të thotë _______________________

Zgjidhja

(dikush) përpiqet të tregohet më i ditur a më i zoti sesa është; është mendjemadh e mburret përpara të tjerëve; i është rritur mendja;

GJSH.3.3.8. E di kuptimin e fjalëve dhe të frazeologjizmave në tekstet shkencore popullore, dedikuar të rinjëve, dhe i përdor në mënyrë të rregullt

Detyra

Lexo me kujdes tekstin dhe zgjidh detyrën.

Gjatë vitit 2009, popujtë e e shumtë e kanë shënuar njëzetvjetorin e rënies së perdes së hekurt e cila dikur e ka ndarë Kontinentin e vjetër. Megjithatë, dy dhjetëvjetësha pas kësaj ngjarjeje vendimtare, kujtimet për perden e hekurt edhe më tutje janë të pranishme në kujdesën e banorëve të vjetër të kontinentit.

Fjalët e nënvizuara kanë domethënien se:

a) muri nga hekuri, është i ngjashëm me murin e Kinës;
b) krijesë joekzistuese, e trilluar.
c) kufi ideologjik, kufi bllokues;
d) Rrjedhë e ujit e ngrirë e madhe lundruese.

Zgjidhja

c) Kufi ideologjik, kufi bllokues;